
Flash News
Aksident te "Shkalla e Tujanit", kamioni përmbyset në mes të rrugës, plagoset shoferi
By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
Inceneratori jashtë funksionit, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Elbasan
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, një i plagosur

Vincent W. J. Van Gerven Oei
Ishte mëngjes herët, një ditë para përfundimit të shtetrrethimit të Kovidit, 17 maj 2020. Një grup i vogël veprimtarësh të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ishin ngjeshur pranë njëri-tjetrit në korridorin kryesor të Teatrit Kombëtar, duke u përpjekur të merrnin një sy gjumë.
Disa të tjerë ishin jashtë ndërtesës, mbanin sytë për çdo lëvizje. Më herët atë mbrëmje, dhjetëra persona, mes tyre drejtues të partive opozitare, kishin qenë aty për ta mbrojtur Teatrin Kombëtar nga prishja, që mendohej se mund të ndodhte çdo çast, tani që Këshilli Bashkiak kishte votuar për shembjen. Por në ato orë të mengjesit, të gjithë politikanët ishin larguar, duke përhapur fjalën se kërcënimi kishte kaluar edhe për atë natë. Kishin mbetur vetëm rreth 30 persona, të cilët ishin përfshirë për gati dy vjet me protestën më të gjatë në historinë shqiptare.
Rreth orës 4:00, dhjetëra forca speciale hynë në ndërtesë, duke duke i zënë në befasi ata që ishin brenda, të cilët u përhapën me shpejtësi nëpër ndërtesë, të ndihmuar nga errësira, për t’ju fshehur ndërhyrësve të maskuar dhe të armatosur. Por pas njerëzve të armatosur, erdhën ekskavatorët që filluan të prishin fasadën. Ndëra prishja filloi, në ndërtesë kishte ende njerëz të fshehur në papafingo, të cilët u trembën për jetën, ndërsa ndërtesa historike filloi të shembej përqark tyre. Ata u zbuluan më vonë, të gjallë. Në mesditë, Teatri Kombëtar nuk ishte më dhe bashkë me të, shumica e arkivave historike, rekuizitave dhe kostumeve që ishin strehuar brenda. Avokati i Popullit, më vonë, arriti në përfundimin se policia kishte ushtruar dhunë të tepruar dhe kishte rrezikuar jetën e protestuesve.
Teatri Kombëtar u çel më 1938 dhe ndodhej direkt pas Ministrisë së Brendshme, bash në qendër të Tiranës. Një vepër me vlera historike, e porositur nga Mbreti Zog dhe projektuar dhe ndërtuar nga mjeshtra italianë, ndërtesa ndodhej gjityhashtu në një nga zonat më të lakmuara për ndërtim në Tiranë.
***
Historia që do të tregoj është historia e fushatës së qeverisë shqiptare për ta shkatërruar këtë monument kulture, për të shtypur punonjësit dhe veprimtarët që deshën ta mbronin atë dhe për t’ja dhënë truallin një oligarku të lidhur me qeverinë.
Më 2 mars 2018, Kryeministri Rama paraqiti një plan për rizhvillimin e të gjithë zonës përqark Teatrit Kombëtar, që do të riprojektohej nga arkitekti danez Bjarke Ingels. Ai argumentoi se ndërtesa ekzsituese nuk mund të restaurohej dhe se i gjithë projekti do t’i jepej me koncesion një kompanie private me anë të një ligji të posaçëm që anashkalonte të gjitha procedurat ligjore për prokurimin publik dhe shpronësimet.
Siç u mësua më vonë, ky projekt i ishte paraqitur qeverisë si “propozim i pakërkuar” nga një kompani—emri i saj fillimisht nuk u bë publik—e cila kishte në pronësi “93 përqind të truallit” ngjitur me Teatrin. Pretendimi i kryeministrit u mbyll me arsyetimin se, duke qenë se qeveria nuk kishte fonde publike, një koncesion direkt pa procedurë prokurimi publik ishte i vetmi opsion për rizhvillimin e zonës.
Ndërsa trualli dhe ndërtesa e Teatrit Kombëtar ishin nën administrimin e Ministrisë së Kulturës, disa pjesë trualli dhe ndërtesa ngjitur i përkisnin Bashkisë Tiranë. Në atë kohë, Partia Socialiste e Edi Ramës nuk kishte një shumicë të qartë në Këshillin Bashkiak, për shkak të parregullsive në betimin e disa anëtarëve të rinj socialistë. Ligji special i kishte dhënë leje qeverisë qendrore të anashkalonte pushtetin vendor, duke i bashkuar të dyja pjesët e truallit për të ndërtuar mbi të një ndërtesë të re për teatrin dhe, çfarë është më e rëndësishmja, të një hapësire tregtare që do të zinte më shumë se gjysmën e truallit pulik: disa ndërtesa të larta të reja.
Kur projekt-ligji u bë publik, u pa qartë se ai ishte hartuar me qëllimin për t’ja dhuruar truallin publik përqark Teatrit një kompanie të përcaktuar ndërtimi, Fusha shpk, e cila kishte një histori të gjatë bashkëpunimi me Kryeministrin Edi Rama, që nga koha kur ai kishte qenë kryebashkiak i Tiranës në vitet 2000-jë. Pak kohë më parë, kompania ishte përfshirë në projekte prestigjioze, të tilla si projekti shumë-milionë eurosh i rinovimit të Sheshit Skënderbej. Sipas projekt-ligjit, Bashkia e Tiranës shpronësohej dhe negociatat për projektin rizhvillues publiko-privat duhet të fillonin menjëherë, pa procedurë konkurimi, me kompaninë Fusha. Fusha, nga ana e saj, angazhohej që të kontraktonte si projektues Bjarke Ingelsin.
Ligji “Për përcaktimin e proçedurës së posaçame për negocimin dhe nënshkrimin e kontratës ‘për projektimin dhe realizimin e projektit urban të ndërtesës së re të Teatrit Kombëtar’” u miratua nga parlamenti më 5 korrik 2018, me procedurë të përshpejtuar, edhe pse binte ndesh me ligjet shqiptare dhe ndërkombëtare. Duke qenë se Gjykata Kushtetuese nuk funksiononte, pasi vetingu e kishte lënë pa numrin minimal të anëtarëve për t’u mbledhur, nuk kishte asnjë mundësi për të sfiduar menjëherë kushtetueshmërinë e këtij ligji.
Në të gjithë këtë histori, Ingelsi luajti një rol të neveritshëm. Ishte përmes faqes në rrjet të kompanisë së tij dhe një interviste të tij për një revistë spanjolle nga ku u mësua se ishte Fusha që kishte kontraktuar fillimisht projektin e Teatrit Kombëtar dhe një numër kullash pas tij—plani që Rama paraqiti në mars 2018.
Nga ana e tij, Ingels pohoi se kishte fituar një “konkurim ndërkombëtar”. Por Ministria e Kulturës, e cila ishte pronarja e ndërtesë së Teatrit Kombëtar, mohoi të kishte patur ndonjë konkurim ndërkombëtar apo plan zhvllimi të ndërtesës së re. Kur u pyet për detajet e këtij konkurimi, Ingels refuzoi të jepte infomacione duke iu referuar një marrëveshje konfidencialiteti me klientin Fusha. Kur ju kërkua llogari në vendin e tij, Ingelsi, kompania e të cilit kishte bërë një angazhim publik për të ruajtur praktika jo-korruptive në projektet ndërkombëtare, u ankua kundër akuzave që iu bënë për “nxitje të korrupsionit dhe dhunës” në lidhje me Teatrin Kombëtar—një përcaktim i saktë bazuar në ngjarjet që do të pasonin.
Pasi katër deputetë të opozitës i dërguan një letër Komisionit Europian, ndërkombëtarët u detyruan t’i jepnin vëmendje kësaj çështjeje. Krijimi i ligjeve të posaçme me qëllim favorizimin e një kompanie të veçantë ndërtimi, pa asnjë forme konkurimi, është shkelje e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, si pjesë e procesit të integrimit europian, dhe Komisioni Europian i kërkoi zyrtarisht qeverisë shpjegime në lidhje me këtë ligj të posaçëm. Ndërkohë, Presidenti Meta refuzoi ta dekretonte ligjin e posaçëm, duke e quajtur antikushtetues. Ai e ktheu atë në Kuvend, i cili e shtyu pa afat shqyrtimin e vetos se presidentit.
Në shtator 2018, Komisioni Europian kërkoi që të hiqej nga ligji përmendja e posaçme e kompanisë Fusha, por ai refuzoi ta bënte publik raportin e tij në lidhje me këtë ligj. Sipas Komisionit, bërja publike do të “kompromenonte përpjekjet e jashtëzakonshme të arritura për ndërtimin e marrëdhënive cilësore ndërkombëtare me Shqipërinë” dhe “mund të çonte në një incident diplomatik”.
Qeveria iu bind Komisionit, por sikurse më parë, ajo e përdori boshllëkun institucional në Gjykatën Kushtetuese për ta miratur në fund të tetorit 2018 ligjin e posaçëm të amenduar. Presidenti Meta, më pas, e ankimoi ligjin në Gjykatën Kushtetuese (jofunksionale), ndërkohë që qeveria hapi në korrik 2019, në shkelje të afateve të përcaktuara në vetë ligjin e posaçëm, një tender për koncesionin e rizhvillimit të Teatrit Kombëtar të kopsitur për Fushën.
Që në fillim, si reagim ndaj rrezikut për shpronësimin dhe shembjen e teatrit, aktorët e Teatrit Kombëtar dhe veprimtarë shoqërore arritën të organizoheshin për të mbrojtur teatrin. Ndërtesa e tij u pushtua nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe u bë simbol opozitar kundër qeverisë Rama, duke bërë bashkë punonjës të kulturës, vemprimtarë të shoqërisë civile dhe anëtarë të opozitës partiake, në një aleancë shpesh të tensionuar, në zemër të politikës shqiptare.
Nga qershori 2018 deri në 17 maj 2020, një program i krijaur në mënyrë kolektive ekspozitash, fjalimesh, pjesës teatrale dhe muzike e ktheu mjedisin e pushtuar të teatrit në një hapësirë kulturore, duke u bërë skena e shfaqjes më të gjatë të rezistencës dhe solidaritetit të pandërprerë që ishte parë ndonjëherë kundër qeverisë shqiptare.
Në mënyrë të veçantë, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit u bë nismëtare e mbledhjes qytetare të ndihmave pas tërmetit që goditi Shqipërinë e mesme më 26 nëntor 2019, duke shpërndarë ndihma për shumë qytetarë të Tiranës, ndërkohë që qeveria u tregua e ngadaltë në reagimin e saj.
Aktivizmi i tyre e ekspozoi përpjekjen për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar para një audience ndërkombëtare. Këto përpjekje u shpërblyen kur më 2020 ndërtesa e teatrit u përfshi në listën e Europa Nostra-s, një nismë e financuar nga BE-ja, si një nga shtatë veprat më të rrezikuara të trashëgimisë kulturore në Europë. Gjithashtu, komisionerja e atëhershme e KE-së për Novacionin, Kërkimin, Kulturën, Arsimin dhe Rininë, Marija Gabriel, doli publikisht në mbrojtje të ruajtjes së ndërtesës.
Pasi qendroi e heshtur për shumë muaj, duke refuzuar të shpallë rezultatin e tenderit që kishte hapur në korrik të vitit të mëparshëm, Bashkia Tiranë bëri të ditur në shkurt 2020, se negociatat me fituesin e tenderit kishin dështuar, për shkak të asaj që Shkëlqim Fusha, pronari i kompanisë Fusha, e cilësoi si “shtim të kërkesave të qeverisë” që dëmtonin interesat ekonomike të kompanisë së tij. Për këtë arsye, bashkia deklaroi se Teatri Kombëtar tani do të zhvillohej plotësisht me fonde publike.
Pa asnjë procedurë konkurimi dhe pa asnjë plan rizhvillimi, më 14 maj 2020, Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi në fshehtësi për të shembur ndërtesën e Teatrit Kombëtar.
Në korrik 2020, bashkia Tiranë hapi një tender të ri për projektimin e Teatrit Kombëtar, me fond €500 mijë, i cili u fitua nga kompania A&E Engineering. Pavarësisht pretendimeve të mëparshme se nuk kishte fonde për ndërtimin e teatrit—pretendim i përdorur për të justifikuar konçesionin dhe ligjn e posaçëm për Fushën—qeveria Rama i transferoi bashkisë €7,3 milionë për projektin, ndërkohë që kryebashkiaku Veliaj, më herët, kishte pohuar se i gjithë projekti do të kushtonte €36 millionë.
Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ishte plotësuar për të filluar funksionimin. Më 2 korrik, ajo mori vendim për kërkesën e Presidentit kundër ligjit të posaçëm, duke urdhëruar tërheqjen e ligjit, çfarë në fakt kishte ndodhur pas kundërshtisë së BE-së. Më tej, Gjykata e shpalli të paligjshëm kalimin e pronësisë së Teatrit Kombëtar nga Ministria e Kulturës tek Bashkia Tiranë, sepse teatri kshte statusin e monumentit të mbrojtur.
Por në fund të muajit, qeveria ia rikaloi pronën bashkisë. Kryebashkiaku Veliaj argumentoi se përderisa monumenti tashmë nuk ekzistonte (ndërtesa ishte prishur), kalimi i truallit nuk përbënte shkelje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Më 5 maj 2023, Bashkia Tiranë vendosi t’i japë kompanisë Fusha një truall prej 1266 m2 ngjitur me truallin e Teatrit, saktësisht siç Fusha kishte kërkuar më 2020. Në mars 2024, u zbulua se Fusha do ta përdorte këtë truall për të ndërtuar një kullë 23 kate të lartë, pavarësisht sigurimeve të përsëritura të Kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj që nuk do të kishte ndërtime kullash.
***
Kjo rrjedhë ngjarjesh ilustron si qeveria e përdori me efikasitet vakumin institucional të shkaktuar nga Reforma në Drejtësi për të transferuar në mënyrë të paligjshme truall publik dhe një monument kulture dhe pastaj për ta shembur monumentin në mënyrë arbitrare duke e vendosur Gjykatën Kushtetuese të ringritur para një fakti të kryer antikushtetues.
Këto ngjarje tregojnë, gjithashtu, se si një kompani ndërtimi, me lidhje të ngushta me qeverinë, u përpoq dhe ja doli të sigurojë tokë publike për të ndërtuar kulla të larta private: fillimisht përmes një propozimi të pakërkuar, pastaj përmes një tenderi me negocim (të dështuar) me Bashkinë Tiranë, dhe në fund duke e marrë tokën dhuratë falas.
Gjithë këtij procesi i dha një lustër të respektueshme një arkitekt shumë i shquar ndërkombëtar, projekti i të cilit i mbijetoi mrekullisht tërë kësaj serie marramendëse manovrash politike dhe biznesi.
Të fundit



Zjarri në landfillin e Elbasanit, Cara: Vatra fiket dhe riaktivizohet në pak sekonda
1 Korrik 2025, 22:19




Golemi dhe Qerreti pa ujë në pikun e sezonit turistik
1 Korrik 2025, 21:09


BIRN: Brataj dhe Fevziu viktima të një ‘deepfake’ në Facebook
1 Korrik 2025, 20:44

By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
1 Korrik 2025, 20:24



Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
1 Korrik 2025, 19:41
Akuzat për kartën bankare/ Meta: SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet!
1 Korrik 2025, 19:29

Zbehja e heshtur, por e shpejtë e euforisë së kullave
1 Korrik 2025, 18:58
Vajza e Donald Trump i thotë 'mirupafshim' qershorit me foto nga Vlora
1 Korrik 2025, 18:48
Inceneratori jashtë funksionit, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Elbasan
1 Korrik 2025, 18:27
Rinumërimi i votave të Tiranës, Alimehmeti: KQZ mbrojti manipulimin
1 Korrik 2025, 18:15
Në anën e shqiptarëve apo të imazhit personal, si e përdori Rama debatin me Farage
1 Korrik 2025, 18:01
U largua nga Flamurtari, sulmuesi firmos me klubin tjetër shqiptar
1 Korrik 2025, 17:43
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, një i plagosur
1 Korrik 2025, 17:19
Rekordet e temperaturave të qershorit, Italia kufizon punën në ambientet e jashtme
1 Korrik 2025, 17:03

Njihuni me Kozeta Milikun, u shpall një nga pesë shkencëtaret më të mirë në Kanada
1 Korrik 2025, 16:32
Ndezi zjarr në mënyrë të përsëritur, arrestohet "piromani" në Vlorë (EMRI)
1 Korrik 2025, 16:29

Integriteti ekologjik i lumit Vjosa rrezikon të mbetet në letër
1 Korrik 2025, 16:09
Dhimbja e kokës nga vapa/ Shkaqet, simptomat dhe masat që duhet të merrni
1 Korrik 2025, 16:01
OKB: Bota duhet të mësohet të jetojë me valët e të nxehtit
1 Korrik 2025, 15:54
Evakuohen nga Irani 5 shqiptarë, 2 prindër dhe 3 fëmijë mbërrijnë në territorin tonë
1 Korrik 2025, 15:45
Përplasen tre makina në Tiranë, njëra prej tyre përfshihet nga flakët
1 Korrik 2025, 15:38

Shehu: Kush nuk do Berishën, s’do ‘luftën’ opozitare!
1 Korrik 2025, 15:19
Berisha kërkesë në Asamblenë e OSBE: Ndihmoni që kombi im të votojë i lirë
1 Korrik 2025, 15:11
Kujdes me ilaçet: Disa prej tyre mund të dëmtojnë jetën tuaj s*ksuale
1 Korrik 2025, 15:00

‘Plumbi i Artë’/ Avokatët braktisin sallën, shtyhet sërish procesi ndaj Altin Ndocit
1 Korrik 2025, 14:44
BE-ja ndërron drejtues, Kosova në vendnumëro
1 Korrik 2025, 14:40
A duhet të konsumojmë shumë ujë? Habisin ekspertët: Rrezikoni hiponatremi
1 Korrik 2025, 14:30
Trafikoi 1 ton d*ogë drejt Barit, arrestohet në Francë ish-truproja i Saimir Tahirit
1 Korrik 2025, 14:21


Lëpusha përtej kartolinave të Ramës: Një fshat që po braktiset në heshtje
1 Korrik 2025, 13:41
Temperaturat përvëluese në Francë mbyllin Kullën Eiffel
1 Korrik 2025, 13:29
Mediu: Kina, Irani dhe Koreja e Veriut, kërcënim për sigurinë Evropiane
1 Korrik 2025, 13:20
Shqipëria zbret në indeksin global: Më pak e qetë, më shumë e pasigurt
1 Korrik 2025, 13:09
Shembet rruga, 5 fshatra të Martaneshit rrezikojnë të izolohen
1 Korrik 2025, 13:03
Ngërçi politik/ Memli Krasniqi konfimon pjesmarrjen në takimin e thirrur nga Osmani
1 Korrik 2025, 12:53
Këlliçi: Në shtator vendoset aksioni i opozitës
1 Korrik 2025, 12:48
Katër këshilla për të përballuar valën e të nxehtit
1 Korrik 2025, 12:38
Makina përplas këmbësoren në rrugën Transballkanike
1 Korrik 2025, 12:27
Autorë të 9 grabitjeve, arrestohen Erjon Sopoti dhe Abdullah Zyberi
1 Korrik 2025, 12:15

Abuzoi me vajzën e tij të mitur, ky është 36-vjeçari i vënë në pranga në Fier
1 Korrik 2025, 11:50
Dështon për herë të 40-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
1 Korrik 2025, 11:40
Kërkon pafajësinë, shtyhet për 11 korrik seanca për Vangjush Dakon
1 Korrik 2025, 11:34



BE konfirmon mbështetjen për Ballkanin Perëndimor
1 Korrik 2025, 10:50
E rëndë në Fier! Babai abuzon se*sualisht me vajzën e tij të mitur
1 Korrik 2025, 10:32
Një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare
1 Korrik 2025, 10:25


Furnizonin ‘spaçatorët’ me d*ogë, arrestohen dy të rinj në Tiranë
1 Korrik 2025, 09:54
“Përvëlohet” Europa, sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?
1 Korrik 2025, 09:48
Tragjike në Angli, pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja
1 Korrik 2025, 09:35

Nigel Farage në Shqipëri: po përse?
1 Korrik 2025, 09:13
Dosja “Partizani”, Xama: Mjaft e dobët dhe pa fakte!
1 Korrik 2025, 09:04

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
1 Korrik 2025, 08:35
Fasonët paralajmërojnë sërish mbyllje fabrikash dhe shkurtime vende pune
1 Korrik 2025, 08:21
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
1 Korrik 2025, 08:08
I nxehtë përvëlues, temperatuat arrijnë në 40°C
1 Korrik 2025, 07:57
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
1 Korrik 2025, 07:42
Rinumërimi pas 11 majit, Braho: Nuk kisha pritshmëri për trafikim masiv votash
30 Qershor 2025, 22:54
Replikat Rama-Farage, Bushati: Këshillat e një politikani shqiptar s’i hyjnë në punë Anglisë
30 Qershor 2025, 22:39
Seanca e dytë për ligjin e zonave të mbrojtura, Zhupa: Antikushtetues dhe i rrezikshëm
30 Qershor 2025, 22:18
Gjyqi për 'Partizanin', ish-prokurori: 90% e seancave dështojnë për mos njoftim
30 Qershor 2025, 21:56
E përjashtuan nga Policia/ Efektivi i infiltruar: Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna
30 Qershor 2025, 21:53

Konflikti Izrael-Iran, Bushati: Shqiptarët duhet të jenë të shqetësuar
30 Qershor 2025, 21:32
Rrahën për vdekje të burgosurin në Burgun e Reçit, prokuroria merr të pandehur 6 gardianë!
30 Qershor 2025, 21:15
Fuga: Gazetaria në Shqipëri sot në krizë të fortë
30 Qershor 2025, 21:07
"Nuk ka vend për panik"/ Moore: Serbia nuk guxon të sulmojë Kosovën!
30 Qershor 2025, 20:49
Fuste dr*gë dhe sende të paligjshme në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës
30 Qershor 2025, 20:35
Temperaturat mbi 40 gradë, Franca mbyll centralet bërthamore dhe shkollat
30 Qershor 2025, 20:28
Lavrov: NATO po rrezikon vetëshkatërrimin me buxhetin e ri ushtarak
30 Qershor 2025, 20:13
Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri: Hiqni dorë nga kjo ide!
30 Qershor 2025, 20:03

I akuzuar për abuzim sek*ual, producenti Diddy pret sot vendimin e gjykatës
30 Qershor 2025, 19:40

