Flash News

E-TJERA

Vrasja e 19-vjeçarit në Vushtri, Bleon Dibrani pranon krimin

Vrasja e 19-vjeçarit në Vushtri, Bleon Dibrani pranon krimin

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Vushtri të Kosovës, ku 19-vjeçari Ardit Zymeri u vra me armë zjarri. Detaje të reja kanë dalë në dritë, ku bëhet e ditur se autori i krimit, Bleon Dibrani, ka pranuar vrasjen gjatë marrjes në pyetje.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e paraburgimit për Dibranin, i cili akuzohet për "Vrasjen e rëndë" dhe "Mbajtjen e paautorizuar të armëve". Seanca për caktimin e paraburgimit pritet të mbahet në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Dibrani është ndaluar për 48 orë, ndërsa arma e përdorur në krim është sekuestruar. Zymeri u qëllua për vdekje mbrëmjen e së dielës, rreth orës 20:38, dhe pas ngjarjes, policia ka arrestuar autorin, i cili ka pranuar fajësinë.

Të fundit