Flash News
Video/ Braçe mësyn pa leje te “Sterilizimi”, fyen dhe ofendon deputetn e PD
"Kush je ti mo"/ Tensione te Komisioni i Shëndetësisë, Vokshi përplaset me Ndrecën
Garda ndalon opozitën të futet në Komisionin e Sterilizimit
Sherr me thika në Shkozë, plagoset një person
Nuk deklaroi apartamentin në bregdet, GJKKO dënon me 2 vite shërbim prove Fatos Tushen
Zbardhet traktati i miqësisë dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Ukrainës
Është zbardhur traktati i miqësisë dhe bashkëpunimit i firmosur mes Shqipërisë dhe Ukrainës në Tiranë.
Sipas traktatit të firmosur, Shqipëria dhe Ukraina konfirmojnë respektimin dhe përkushtimin ndaj parimeve e normave demokratike, të shtetit të së drejtës dhe lirive themelore të njeriut.
Po ashtu, të dyja vendet vënë në dukje rëndësinë e forcimit të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.
Traktati i miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës
REPUBLIKA E SHQIPËRISË DHE UKRAINA, në vijim të referuara si "Palët",
TË UDHËHEQURA nga Komunikata e Përbashkët për Vendosjen e Marrëdhënieve Diplomatike ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës e datës 13 janar 1993:
ME DËSHIRËN për të vendosur themelet politike të partneritetit të tyre afatgjatë, konstruktiv dhe dinamik, dypalësh dhe shumëpalësh,
DUKE KONFIRMUAR respektimin dhe përkushtimin e tyre ndaj parimeve dhe normave demokratike në marrëdhëniet ndërmjet shteteve sovrane, të cilat duhet të zhvillohen në bazë të partneritetit, besimit të ndërsjellë, respektimit të vlerave dhe idealeve të përbashkëta të lirisë, demokracisë, drejtësisë, solidaritetit dhe dinjitetit njerëzor,
DUKE KONFIRMUAR respektimin e shtetit të së drejtës, të drejtave të njeriut dhe lirive themelore,
DUKE VËNË NË DUKJE rëndësinë e forcimit të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare nëpërmjet parandalimit të konflikteve, menaxhimit të krizave, çarmatimit dhe parandalimit të përhapjes së armëve bërthamore dhe armëve të tjera të shkatërrimit në masë,
TË NDËRGJEGJSHËM për përgjegjësinë e tyre të përbashkët si shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara, për ndërtimin, së bashku me kombet e tjera, të një rendi të ri politik dhe ekonomik botëror, të bazuar në drejtësinë sociale dhe të drejtat e njeriut, respektimin e pavarësisë kombëtare, integritetin territorial dhe mjedisin,
ME DËSHIRËN për të forcuar lidhjet historikisht të forta midis popujve të tyre dhe për të nxitur bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat dhe hapësirat e mundshme në dobi të tyre të ndërsjellë.