Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Zgjedhjet që nuk kanë dhënë shpresë, edhe këtë herë më shumë se gjysma nuk pritet të votojnë

Më 11 maj Shqipëria zhvillon për të 11-tën herë zgjedhjet demokratike që nga rrëzimi i regjimit totalitar, por forcat politike që kanë drejtuar vendin në këto 34 vite nuk kanë qenë efektive në ndërtimin e një shteti që ofron siguri, shpresë dhe zhvillim për qytetarët.
Rritja ekonomike ka qenë e qëndrueshme, por rezultatet e saj në uljen e varfërisë dhe pabarazisë kanë qenë të dobëta.
Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se Shqipëria ka rreth 42% të popullsisë në rrezik për të qenë të varfër, niveli më i lartë në Europë, ndërsa raporti i fundit i Bankës Botërore tregoi se më shumë se 80% e shqiptarëve mendojnë se pabarazia ekonomike është rritur, me përqindjen më të lartë në rajon.
Mungesa e vizionit për zhvillim afatgjatë dha pasoja të rënda në zhvillimet demografike. Organizata e Kombeve të Bashkuara e ka renditur Shqipërinë në top listën e vendeve me emigracion të lartë sidomos në moshat e reja në dekadën e fundit.
Kjo ikje masive e ka bërë fiktiv regjistrimin e votuesve. P.sh. në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2021, në regjistrat e gjendjes civile ishin 3,588,869 persona me të drejtë vote, por 1,614,048 persona ose vetëm 46.3% shkuan në kutitë e votimit, më e ulëta historike që nga viti 1992.
Më shumë se sa indiferenca ndaj zhvillime politike, pjesëmarrja e ulët justifikohet me faktin se gati gjysma e shqiptarëve me të drejtë vote jetojnë jashtë vendit.
Teksa popullsia e vendit po tkurret, në mënyrë fiktive personat më të drejtën e votës po rriten, pasi një pjesë e mirë e emigrantëve shqiptare ende janë të pranishëm në regjistrat e gjendjes civile.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 numri i zgjedhëseve ishte 9.7% më i lartë se në zgjedhjet e vitit 2013, por ata që votuan ishte 5% më pak se në vitin 2013.
Në këto zgjedhje kanë të drejtën e votës 3,713,761 persona, ose 3.5% më shumë se në vitin 2021.
Emigrimi i lartë ka reduktuar pjesëmarrjen në zgjedhje. Nga pjesëmarrje mbi 90% në vitet ’90, në 2021 Shqipëria kishte vetëm 46.3%, duke na renditur në një nga vendet me pjesëmarrjen më të ulët në zgjedhje në rajon.
Shqipëria ka hyrë në një fazë tkurrjeje demografike, me rritje të moshës mesatare dhe ulje të shtesës natyrore të popullsisë. Zgjedhësit e rinj janë më pak të motivuar për të votuar, ndërsa një pjesë e madhe e të rinjve emigrojnë menjëherë pas moshës 18 vjeç. Këto zhvillime kanë çuar në ulje të pjesëmarrjes reale dhe dobësim të ndikimit të brezit të ri në politikë.
Risia nga votat e diasporës
Sipas listës përfundimtare të publikuar nga Ministria e Brendshme, numri total i qytetarëve shqiptarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 11 majit 2025 është 3,713,761.
Për herë të parë, shqiptarët që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësinë të votojnë në zgjedhjet parlamentare. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 245,935 qytetarë shqiptarë jashtë vendit janë regjistruar.
Këtë herë po aplikohet një sistem zgjedhor proporcional rajonal me lista të hapura të pjesshme, i cili u miratua pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në korrik 2024. Në këtë sistem një e treta e kandidatëve janë në lista të mbyllura dhe caktohen nga drejtuesit e partive. Ndërsa dy të tretat janë të hapura dhe votuesit mund të shprehin preferencat e tyre për kandidatët.
Sipas të dhënave nga KQZ-ja 26% e votuesve të regjistruar nga diaspora janë nga Italia, 29.7% nga Gjermania dhe 10% nga Greqia. Tirana ka numrin më të madh të shqiptarëve nga diaspora të regjistruar me afërsisht 75 mijë persona ose 30% e totalit, e ndjekur nga Fieri, Elbasani dhe Durrësi.
Zarfet me votat e diasporës kishin kthim më mirë në Gjermani për shkak të infrastrukturës më mirë postare, përndryshe Greqia kishte ritëm më të ngadaltë për shkak të vonesave në shpërndarjen e pakove.
Ndikimi më i lartë i votave të diasporës do të jetë në qarqet e mëdha si, Tirana, Fieri, Elbasani dhe Durrësi, ne të cilat diaspora mund të vendosë 19 – 20 mandate. Zarfi duhet të mbërrijë në KQZ jo më vonë se ora 19:00, 11 maj 2025.
Shumë shqiptarë në emigracion nuk kanë adresë zyrtare ose nuk janë të pajisur me dokumentacionin e duhur.
Regjistrimi nuk është automatizuar, gjë që ka ulur ndjeshëm pjesëmarrjen. Nëse do të votonin e gjithë diaspora e regjistruar ato të përbënin 7% të totalit kombëtar. Por për shkak të numrit të ulët të regjistruar dhe pengesave logjistike, ndikimi real në këto zgjedhje pritet të jetë shumë i kufizuar.
Në dekadën e katërt të tranzicionit, politika nuk ka ofruar zgjidhje për frenimin e emigracionin masiv. Vendi ka humbur gati 40% të popullsisë që nga vitet ’90 dhe është ndër vendet me plakjen më të shpejtë në Europë, teksa nuk ka asnjë politike mbështetëse për rininë. Korrupsioni mbetet problemi më i madh i perceptuar, sipas raporteve të BE dhe Transparency International.
Skandalet, bojkotet dhe mungesa e alternativave reale politike kanë zbehur besimin e qytetarëve në demokraci.
Shqipëria është në pritje të çeljes së kapitujve të negociatave me BE-në, por kushtet për reformën në drejtësi, median dhe administratën publike mbeten të paplotësuara./ MONITOR
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38
