Flash News

KRYESORE

"Edhe gratë kanë mustaqe", reklama për vajzat që ka si qëllim të ndihmojë burrat

Marka e brisqeve "Billie" ka gjetur një mënyrë shumë efikase për fushatën e saj për "Movember" me moton "gratë kanë mustaqe". Movember është një ngjarje vjetore që zhvillohet në nëntor për të rritur ndërgjegjësimin për disa çështje shëndetësore të meshkujve, përfshirë kancerin e prostatës, kancerin e testikujve, shëndetin mendor dhe vetëvrasjet e meshkujve. Kjo markë këtë muaj do të mbledhë fonde për organizatën shëndetësore për burrat duke dhënë mesazhin që edhe fermat kanë qime në fytyrë dhe nuk duhet të ndihen të turpëruara. Në reklamën në YouTube, disa vajza tregojnë me krenari mustaqet e tyre dhe i vënë në dukje pa pasur kompleks:

“Qimet tona kanë një njoftim të rëndësishëm për të bërë. Edhe femrat kanë mustaqe.”

Të fundit