
Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Mbërrin në Maqedoninë e Veriut varianti britanik i Covid-19, konfirmohet rasti i parë
Babai vret djalin në Prishtinë, viktima plagosi reperin e njohur shqiptar 4 vite më parë
Përgjim i ri, zakone të vjetra
Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj janë dy emrat që përmendi në gjyq, cila është ‘e vërteta’ që pritet të zbulojë sot Sajmir Tahiri

Edhe pak na ndajnë nga deklarata për mediat e ish ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, i cili pritet të dalë në orën 11.30 ku, sipas tij, ‘do të flasë për të vërtetën’. Po cila është e vërteta e ish ministrit Tahiri?
Edhe gjatë seancës gjyqësore tek Krimet e Rënda, Tahiri tha se do të fliste hapur, ku sulmoi edhe pasardhësin e tij, Fatmir Xhafaj, kur tha se “ka ministra që s’kanë mbajtur përgjegjësi për vëllezërit e tyre”.
Gjithashtu, ai përmendi edhe ‘shefin e madh’, duke ju referuar kryeministrit Edi Rama, pasi nxorri një foto me këtë të fundit dhe tha se kishte drekuar me të po atë ditë kur akuzohej se ishte takuar me Habiliajt.
Po ashtu, gjatë një interviste për TVSH-në Tahiri u shpreh se “gjykatësit që morën vendimin ndaj tij, ishin të kërcënuar”.
“Vendimi ndaj meje ka qenë i sforcuar. Ky vendim u mor nën shantazh e kërcënime. Unë nuk merrem as me shantazhe dhe as me kërcënime. Nuk jam njeri i prapaskenave, sepse po të isha i tillë nuk do isha këtu ku jam e nuk do kisha arritur aty ku kam arritur”, deklaroi Tahiri.
Për sa i përket përgjegjësisë së tij në lidhje me kanalizimin e vendit, ish ministri i Brendshëm tha se me këtë logjikë duhet të ishte në burg edhe Berisha, edhe Koço Kokëdhima apo edhe ministri aktual, për shkak se ka ende kanabis.
“Me këtë logjikë i bie që Koço Kokëdhima të ishte në burg që para tre vjetëve, i bie që Sali Berisha të ishte në burg që linte Lazaratin, i bie që ministri aktual i Brendshëm të jetë në burg se në Shqipëri ka kanabis. Unë rezervohem të flas për vendimin e Gjykatës pasi nuk e kam lexuar”, tha Tahiri.
Ish ministri i Brendshëm u shpall fajtor mbrëmjen e së enjtes nga Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda, vetëm për shpërdorim detyre. Treshja e gjyqtarëve që drejtonte seancën vendosën t’i rrëzojnë akuzat për trafik ndërkombëtar droge dhe korrupsion.
Në përfundim dënimi me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, ulet me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe shkon në 3 vite e 4 muaj burg por konvertohet në shërbim prove për të njëjtën periudhë. Ndërsa Ambasada Amerikane në Tiranë e cilësoi shkurajues vendimin për Tahirin në raport me akuzat e ngritura.
Ditari politik





Të fundit


Vodhi të sëmurin me Covid tek Infektivi, gjykata lë në burg infermieren 30-vjeçare
28 Janar 2021, 11:58
Olsian Çela mbledh prokurorët për dy vakancat në KLP, 5 kandidatë në garë
28 Janar 2021, 11:52


Meta: Zgjedhjet duhet të ishin mbajtur me kohë, përmbysje demokratike me 25 prill
28 Janar 2021, 11:23

Ekipi i OBSH-së në Vuhan fillon punën në terren për origjinën e Covid-19
28 Janar 2021, 11:08
Vetëvaret në qeli, humb jetën i burgosuri në Peqin
28 Janar 2021, 10:51
Mutacionet e Covid-19 në Shqipëri, ISHP flet për praninë e varianteve të reja
28 Janar 2021, 10:48
Denaj bën bilancin e 2020: Tërmeti dhe pandemia, togfjalëshi i vitit që lamë pas
28 Janar 2021, 10:29
“Nuk ka shtyrje të afatit”, Çuçi: Rinovoni kartat e ID
28 Janar 2021, 10:17
Kryemadhi në Elbasan: Prioriteti ynë është të ndalojmë shpopullimin e vendit
28 Janar 2021, 10:04

Babai vrau djalin në Kosovë, çfarë dihet deri më tani për ngjarjen e rëndë
28 Janar 2021, 09:26
‘Fryhet’ administrata, qeveria hap mbi 700 vende pune në prag të zgjedhjeve
28 Janar 2021, 09:25
Kryeministri Johnson: Shkollat mund të rihapen më 8 mars
28 Janar 2021, 08:56
Frontex tërhiqet nga kufiri Hungari-Serbi
28 Janar 2021, 08:43

Plagoset me thikë biznesmenia italiane në Kavajë, i dyshuar bashkëshorti shqiptar
28 Janar 2021, 08:33
Biden nënshkruan urdhra ekzekutivë për klimën dhe mjedisin
28 Janar 2021, 08:22
Gjendet i pajetë në rrugë një person në Sarandë
28 Janar 2021, 08:20
Horoskopi për ditën e sotme, 28 janar 2021
28 Janar 2021, 08:16