Flash News

KRYESORE

Edi Rama nuk ka frikë nga Reforma në Drejtësi; rendit politikanët që do ‘bien në rrjetë’

Edi Rama nuk ka frikë nga Reforma në Drejtësi; rendit

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Roskovec në kuadër të prezantimit të kandidatëve te ASHE-se për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Kreu i qeverise nuk la pa komentuar edhe situatën politike, ku akuzoi opozitën se ka frikë nga Reforma në Drejtësi.

Sipas tij, reforma do të çojë në burg “president, ish-presidentë, kryeministra apo edhe ish-kryeministra”.

Rama la të kuptohet se nuk ka frikë prej saj ndersa përmendi emrat e atyre që, sipas tij, do të ‘bien ne rrjete’.  “Nuk do ketë më pazare (me mua). Imagjinoni këta të katërt (Ilir Meta, Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Monika Kryemashi) se cfarë problemi kanë…”, deklaroi Rama.

Me kete rast, ai u beri thirrje serish kryebashkiakeve te opozites te mos bllokojne KZAZ-te, duke u bere 'mish per top' nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

Të fundit