Flash News

KRYESORE

Efekti që kanë pasur smartphone-ët në industrinë e kamerave të dedikuara

Një prej pikave më të forta të iPhone XS është kamera e tij. Përdoruesit e parë të telefonit thonë se XS realizon foto dukshëm më cilësore sesa paraardhësit.

Në tërësi kamerat e telefonëve janë përmirësuar ndjeshëm deri në atë pikë saqë njerëzit po largohen nga kamerat e dedikuara.

Profesionistët dhe entuziastët e fotove gjejnë përfitime të mëdha tek kamera profesionale, por telefonët modernë po realizojnë foto të cilat lehtësisht përmbushin nevojat e një konsumatori mesatar.

Për industrinë e kamerave të dedikuara dhe prodhuesit e tyre, ngritja e telefonëve inteligjentë ka pasur një efekt shkatërrues. Shitjet e kamerave Olympus, Canon dhe Nikon kanë rënë me 80% mes viteve 2010-2017./pcworld

Të fundit