Flash News

KRYESORE

Ekipi i "Serie A" interesohet për mesfushorin e Kombëtares Shqiptare  

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Emanuele Ndoji, ka lënë përshtypje të mira me paraqitjen e tij tek ekipi i Brescia-s në "Serie B", ku së fundmi shënoi golin e dytë në fitoren 3-1 të ekipit të tij.

Mundësia që 22-vjeçari të kalojë në "Serie A" është shumë e madhe pasi drejtuesit e klubit të Sampdoria-s kanë shfaqur interes për shërbimet e shqiptarit.

Madje mediat italiane shkruajnë se ka pasur komunikim mes drejtuesve të ekipeve, të cilët kanë ndjekur nga afër mesfushorin.

Shanset janë të mëdha që në sezonin e ardhshëm Ndoji të transferohet në "Serie A", por megjithatë ende nuk ka akoma asgjë zyrtare.

Të fundit