Flash News

KRYESORE

Ekipin e mjekëve shqiptarë i priti ministri i jashtëm Di Maio: Një arsye e fortë që Shqipëria të hyjë në BE

Ekipin e mjekëve shqiptarë i priti ministri i jashtëm Di Maio:

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luiggi Di Maio ka pritur  në aeroport ekipin e mjekëve shqiptarë të cilët kanë shkuar për të luftuar në vijën e parë në luftën kundër koronavirusit në vendin më të prekur në botë nga COVID-19 dhe me numrin më të lartë të viktimave.

Ministri Di Maio është shprehur duke thënë se ky solidarizim është një arsye e fortë që Shqipëria të futet në Bashkimin Evropian.

Personat që patë janë 30 mjekë e infermierë që erdhën nga Shqipëria. Dua të falënderoj Presidentin shqiptar, kryeministrin shqiptar, qeverinë e popullin shqiptarë, për solidaritetin e madh që treguan. Solidariteti që tregojnë, jep një tjetër arsye të mirë që Shqipëri të hy sa më shpejt të BE sepse shpirti i tyre i solidaritetit që po tregojnë është pikërisht ajo vlerë që bëri të lindë BE dhe që ndoshta populli shqiptar po ja kujton shumë popujve në Bashkimin Europian në këto kohë të vështira”, tha Luigi Di Maio, Ministër i Jashtëm i Italisë.

Të fundit