Flash News

KRYESORE

Eksperti amerikan kundër ndryshimit të kufijve: "Shqipëria e Madhe" dëmton Kosovën

Eksperti amerikan kundër ndryshimit të kufijve: "Shqipëria e

Eksperti amerikan i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, shprehet për Zërin e Amerikës se dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj ishte veprim i duhur i tij, që ka hapur rrugën për zgjedhje të reja në Kosovë. Serwer parashikon se me largimin e Haradinajt, bisedimet me Serbinë do të shtyhen për një afat të pacaktuar, ndërkohë qe apelon që Kosova të punojë për të siguruar një pozitë më të mirë në bisedime dhe për të shmangur ndonjë marrëveshje që do të rrezikonte shtetësinë e saj.

Si një kundërshtues i tezës së ndryshimit të kufijve, Serwer sqaron se “Shqipëria më e madhe nënkupton shkatërrimin e shtetit të Kosovës, ndërsa unë jam mbështetës i shtetit të Kosovës”.

“Për mua një marrëveshje e keqe përfshin këmbim territoresh, përshin pranimin përmes këmbimit të territoreve se ju nuk mund t’i trajtoni të gjithë qytetarët tuaj në mënyrë të barabartë. Kjo është marrëveshje e keqe sepse ju diskualifikon nga anëtarësimi në Bashkimi Evropian dhe le të mos ketë asnjë dyshim për këtë, nëse ka një ndryshim në kufij, e posaçërisht ndonjë që përfshin Shqipërinë, do të kthejë prapa tërë Ballkanin, pa e përmendur Ukrainën, Moldavinë e Gjeorgjinë. Prandaj mendoj se duhet të jeni shumë të kujdesshëm në bisedime me Serbinë në këtë fazë. Beogradi dëshiron Serbi më të madhe, ka njerëz në Kosovë që dëshirojnë Shqipëri më të madhe por le të jemi të qartë; Shqipëria më e madhe nënkupton shkatërrimin e shtetit të Kosovës, ndërsa unë jam mbështetës i shtetit të Kosovës”, pohon ai.

Të fundit