Flash News

KRYESORE

Emërohet Këshilltari i ri i Sigurisë Kombëtare, Robert O'Brien në vend të John Bolton

Presidenti i SHBA Donald Trump emëroi sot Robert O'Brien si Këshilltar të Sigurisë Kombëtare. Emërimi i tij vjen pas shkarkimit të ish-këshilltarit John Bolton.

Duke njoftuar emërimin e ri në Twitter, Presidenti Trump shkruan:

“Është kënaqësi t’ju njoftoj se do të emëroj Robert C O’Brien, aktualisht duke shërbyer si i dërguari “shumë i suksesshëm” i posaçëm presidencial për çështje të pengjeve në Departamentin e Shtetit, si Këshilltarin tonë të ri të Sigurisë Kombëtare. Kam punuar gjatë dhe shumë me Robertin. Ai do të bëjë një punë të shkëlqyer”-shkruan Trump.

O'Brien është i dërguari presidencial për çështjet e pengjeve në Departamentin e Shtetit dhe ka një karrierë të gjatë në qarqet republikane të politikës së jashtme.

Ai shërbeu si major në Rezervën e Ushtrisë amerikane. Ish-presidenti Bush e emëroi në vitin 2005 për të shërbyer si përfaqësues në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

 

Të fundit