Flash News

KRYESORE

Emërohet kreu i grupit të ri parlamentar, Nimet Musai: Do tregojmë vlera në Parlament

Emërohet kreu i grupit të ri parlamentar, Nimet Musai: Do

Nimet Musai është emëruar kreu i grupit më të ri parlamentar i quajtur grupi i pavarur.

I ftuar në emisionin “Natë me Xhaxhiun” në Fax News, Musai tregoi se ka pranuar mandatin për të treguar vlera në parlament.

“Vijmë nga një listë shumë-emërore, nuk jemi të pavarur por sistemi zgjedhor kështu funksionon. Nuk kemi asgjë me kolegët e LSI-së dhe ndodhemi në Parlament për të treguar vlera. Në momentalisht jemi një grup i vogël prej dhjetë anëtarësh por që jemi në rritje. Në Parlament po përfaqësojmë qytetarët, shumë kolegë të LSI-së më kanë mbështetur ndërsa për marrjen e mandatit jam konsultuar me familjarët e mi. Nuk jam më pjesë e kësaj partie, por kam punuar i qetë. Qytetarët e Fierit gjithmonë më kanë mbështetur dhe votuar”, deklaroi deputeti i ri i dalë nga listat e LSI.

Të fundit