Flash News

KRYESORE

Ende pa shkuar ora 18:00, bllokohet faqja ku do dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane

Sot, më 6 qershor pritet të dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane. Rezultatet e aplikimit të qytetarëve pritej të dilnin që në 5 maj, por u shtynë si pasojë e situatës së shkaktuar nga pandemia. Sipas njoftimit dhe ashtu si çdo vit, përgjigjet dalin me orën e Shqipërisë në 18:00 dhe Aplikantët e  DV-2021  mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së, për të parë nëse janë apo jo fitues.

Ne provuam disa minuta para se të shkonte ora 18:00 dhe faqja tashmë ka rënë. Ashtu siç pritej, momentet e para dhe orët e para janë gjithmonë shumë të ngarkuara dhe është thuajse e pamundur të futesh në faqe që të marrësh vesh nëse keni fituar apo jo.

Ndaj keni durim dhe provojeni më vonë kur rrjeti është lehtësuar disi nga përdoruesit.

Të fundit