Flash News

E-TJERA

Arrestohet punonjësi i shërbimeve funerale, vidhte në varrezat e Korçës

Arrestohet punonjësi i shërbimeve funerale, vidhte në varrezat e

Policia e Korçës ka arrestuar autorin e disa rasteve të vjedhjes së bazamenteve prej mermeri në varrezat e qytetit.

I ndaluari është shtetasi me iniciale B.M., 48 vjeç, banues në fshatin Vloçisht të Maliqit, i cili ushtronte aktivitet në fushën e shërbimeve funerale.

Ai akuzohet se në kohë të ndryshme ka hyrë në varrezat e Korçës dhe ka kryer vjedhjen e pllakave prej mermeri dhe graniti, të cilat i merrte në punishten e tij dhe i shiste.

Materialet procedurale i janë referuar tashmë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprën penale “Dhunimi i varreve”.

 

 

Latest news