Flash News

E-TJERA

Humbi jetën teksa po bënte video në 'Tik Tok', shokët e 19- vjeçarit: Menduam se ai do t’ia dilte

Humbi jetën teksa po bënte video në 'Tik Tok',

19-vjeçari shqiptar Lorenzo Pjetrushi, ka humbur jetën tragjikisht në Itali pasi ishte duke filmuar një video për në TikTok.

Mediat vendase shkruajnë se shokët i qëndruan Lorenzo deri në momentet e fundit jashtë spitalit duke shpresuar se ai do të bëhej mirë.

Lajmi i vdekjes së tij i ka tronditur ata pa masë bashkë me mësuesit.

“Ne besuam me zemër se ai do t’ia dilte. Lorenzo Pjetrushi ishte një djalë shumë i mirë, i integruar shumë mirë në klasë. Ai kishte ndjekur institucionin tonë Obici për pesë vite. Edhe disa muaj studime dhe do të kishte marrë diplomën e shkollës së mesme” ka thënë nëndrejtori i shkollës, Massimo Lunardelli.

19- vjeçari ndodhej në festën e një të afërmi të tij, kur vendosi të bënte trendin më të fundit “serf” mbi kofanon e makinës.
Ky akt përfundoi me një tragjedi të vërtetë pas një manovre të rrezikshme nga kushëriri i tij, ai ra në rrugë dhe nga forca e përplasjes mori dëmtime të rënda në kokë.

Pas 9 ditësh i shtruar në spital, fatkeqësisht zemra e tij ndaloj së punuari.

Latest news