Flash News

KRYESORE

Enriketa Papa: Formularin e vetëdeklarimit nuk e refuzoi vetëm Topalli, brenda muajit lista do jetë gati për votimin final

Enriketa Papa: Formularin e vetëdeklarimit nuk e refuzoi vetëm

Anëtarja e Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve të PD, Enriketa Papa, ka deklaruar se formularin e vetëdeklarimit nuk e ka refuzuar vetëm ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, por edhe ish funksionarë të tjerë të kësaj force politike.

Papa nuk ka bërë publik emrat e tjera, duke shtuar dhe se nuk di as arsyen pse kanë refuzuar vettingun e PD-së.

Nuk është vetëm zonja Topalli që ka mohuar procesin e përzgjedhjes së përfaqësuesve politikë të Partisë Demokratike, por ka patur edhe emra të tjerë, jo ndoshta në rangun e zonjës Topalli, por edhe të tjerë të cilët unë nuk e di cilat kanë qenë arsyet që kanë refuzuar plotësimin e formularit” tha Papa për "Report tv".

Papa tha se faza e dytë e filtrimit të kandidatëve do të mbyllet brenda muajit ku do të jetë gati lista me rreth 300 emra pritet të jetë gati për t'iu dërguar anëtarësisë për votimin final.

Komisioni e ka kapërcyer pak afatin e 15 shtatorit edhe për shkak të diskutimeve, argumentevedhe informacioneve shtesë që ne kemi kërkuar. Komisioni është i përqendruar që të mbarojë sa më shpejt procesin edhe për shkak se motorët elektoralë janë ndezur për të gjitha palët dhe serioziteti e përkushtimi është maksimal për ta përfunduar brenda shtatorit shqyrtimin e të gjitha kandidaturave dhe dërgimin për votim në anëtarësi” shprehet anëtarja e Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave në PD.

Të fundit