Flash News

KRYESORE

Entela Kasi i drejtohet Brahos: Kthjellohuni dhe hiqni dorë nga funksionet parlamentare

Disa ditë më parë, Agron Tufa është larguar nga Shqipëria drejt Zvicrës, ku edhe ka kërkuar azil politik. Ai ka dhënë dorëheqjen si kreu i Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave të Komunizmit në Shqipëri (ISKPK), i cili ka shpjeguar se për këtë vendim janë bërë shkas kërcënimet e shumta që ka marrë me mesazhe në rrjetet sociale.

Tufa ka treguar edhe për "Politiko.al" se nuk ka iku aspak prej qejfit nga Shqipëria dhe ka komentuar edhe deklaratat e ish-avokates së Brahos - që pretendojnë se Tufa e ka inskenuar të gjithën për të marrë strehim politik - duke i hedhur poshtë këto akuza.

Poetja dhe presidente e Qendres PEN, Entela Kasi ka bërë një reagim sa i përket kësaj çështjeje në profilin e saj në Facebook, ku i bën thirrje Brahos të kthjellohet. Ajo madje i kërkon të dorëhiqet sepse sipas poetes Kasa, Braho nuk mund të përfaqësojë dot as votuesit, as partinë e tij, e as popullin shqiptar.

Postimi i plotë:

Spartak Braho, kthjellohuni!

Antisemitizmi i veshur me imunitet nuk është thjesht kërcënues, por vrasës!

" Lufta është vdekje, është fundi" - kjo është një fjali nga romani " Kujtime të Mirelës' - të shkrimtarit Eugene Schoulgin. Në marrëdhënie me kujtesën letërsia nuk njeh kompromis. Është fjala për luftën e dytë botërore dhe atë çka ndodhi pas saj në Evropën e ndarë nga muri i Berlinit.

Muri i Berlinit ka rënë! Shqipëria është shtet demokratik.

Si ka mundësi që në një shtet demokratik, në Shqipëri, individë të veshur me imunitet dhe pushtet politik, ende edhe sot kanë kurajon të shfaqen me gjuhë antihumane!

Antisemitizmi është vrasës!

Po ! Antisemitizmi është vrasës! Ndaj sot, dorëheqja nga funksionet e parlamentit do të ishte akti i duhur, sepse ju nuk mund të përfaqësoni dot as votuesit, as partinë tuaj, e as popullin shqiptar.

Thjesht nuk mundeni, sepse gjuha , logjika, veprimi juaj janë antihumane! ( Gjuha, logjika, veprimet tuaja ndaj shkrimtarit Agron Tufa )

Në shtetet ku institucionet e drejtësisë janë funksionale , ju z. Braho,  do të ishit nën akuzë dhe jo vetëm!

Të fundit