Flash News

KRYESORE

Era Istrefi këndon shqip në bashkëpunimin me Yellow Claw dhe Offset

Era Istrefi këndon shqip në bashkëpunimin me Yellow Claw dhe

Është publikuar sot klipi i ri i këngëtares shqiptare Era Istrefi në bashkëpunim me artistët e huaj dhe të famshëm Yellow Claw dhe Offset. Videoklipi i dedikohet historisë reale të një çifti, të cilët ishin fansa të mëdhenj të grupit Yelloë Claë.

Sipas historisë që shfaqet e rrëfehet në klip, djali ishte i pari që ishte fiksuar pas grupit Yellow Claw, për të cilin grindej shpesh edhe me partneren e tij. Ajo bëhej xheloze pasi i dukej se partneri i kushtonte më shumë rëndësi “Yellow Claw” sesa asaj.

Por më vonë, ajo kishte filluar të pëlqejë grupin dhe ishin pikërisht ata arsyeja pse dy të rinjtë u afruan akoma më shumë me njëri-tjetrin. Dhe në një prej koncerteve të tyre, djali i kishte propozuar partneres për martesë në skenë, në sy të Yellow Claw dhe miliona fansave të pranishëm.

Ky është një bashkëpunim shumë i rëndësishëm për Era Istrefin dhe ajo dëgjohet edhe teksa këndon shqip:

“Se si ti, s’o asnjo, njo si ti, s’e gjej mo.”

Kujtojmë se Era Istrefi është bërë shumë e famshme me këngën "Bon Bon", dhe shqipja e saj në këngë e bëri të ketë një famë përtej kufijve shqiptarë, ndaj s`mund të injoroje vargje në shqip në projektet e saj të reja.

Klipi i është kushtuar gjithë historisë së dashurisë së çiftit për të cilën bën fjalë dhe kënga ndaj as Era dhe Yellow Claë e as Offset nuk shfaqen në klip.

Të fundit