Flash News

KRYESORE

Erdhi Maji, kur mund të kontrolloni Lotarinë Amerikane

Erdhi Maji, kur mund të kontrolloni Lotarinë Amerikane

Të gjitha ata që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane, duke nisur që nga 7 Maji mund të kontrollojnë nëse janë fitues ose jo.

Pasi të klikoni dvlottery.state.gov, ku duhet të vendosni kodim përkatës.

Ambasada pati njoftuar aplikantët muaj më parë për procedurën, si më poshtë:

“Duke filluar nga 7 maji 2019, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2020 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së. Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre. Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve”.

Të fundit