Flash News

KRYESORE

Erës nuk i ndahet shpirti nga Xhamajka, këtë javë publikon bashkëpunimin më të ri

Erës nuk i ndahet shpirti nga Xhamajka, këtë javë publikon

Pak ditë më parë, këngëtarja shqiptare tashmë me famë botërore, Era Istrefi,  publikoi klipin e këngës së saj më të re, të titulluar “Prisoner”.

Klipi u xhirua në Xhamajka pak kohë para se të fillonte Botërori dhe në video Era shfaqet mjaft e dashuruar pas një djali nga Xhamajka.

Por siç duket, këngëtarja nga Kosova është frymëzuar shumë nga ky vend dhe ka menduar që të realizojë edhe një këngë tjetër me një këngëtar nga Xhamajka.

Bëhet fjalë për një bashkëpunim me këngëtarin Koshens, i cili ndoshta nuk njihet nga publiku shqiptar, por është një ndër më të mirët në Xhamajka, ku është cilësuar si “gjetja” e dekadës nga shumë media prestigjoze atje.

Kënga titullohet “Oh God” dhe këtë gjë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja me anë të një postimi në “Instagram”.

“Kush është gati për këngën ‘Oh God’ që unë dhe Koshens do të lançojmë këtë të premte?” , shkruan Era në Instagram.

https://www.instagram.com/p/BllcmEWj1av/?utm_source=ig_embed

Të fundit