Flash News

KRYESORE

Esjela para se të humbiste jetën nën rrënojat e tërmetit i shkroi një letër Arbanës: Mami qan shumë

Esjela Karanxha është një nga viktimat e tërmetit të 26-nëntorit, e cila bashkë me mamin e saj dhe gjyshen humbën jetën nën rrënoja. Historia e 8-vjeçares dhe mamit të saj Dienës, u komentua shumë në lajme e rrjete sociale. Para se të humbte jetën nën rrënoja, Esjela i ka shkruar Arbanës për të surprizuar mamanë e saj në "Dua të të bëj të lumtur". Në promon e emisionit, Arbana Osmani ka zbuluar pak nga letra që Esjela, e ndërsa në media është publikuar letra e plotë: Emisionit “Dua të të bëj të lumtur” Unë që po ju shkruaj quhem Esjela Karanxha dhe jam 8 vjeçe. Dua të të bëj të lumtur gjyshen më të mirë në botë, atë që më ka rritur me shumë dashuri, nënën time Rozetën. Ajo është gjithmonë me mua, s’më ka lënë kurrë të mërzitem që kur babi iku lart në qiell. Mami qan shumë, por ajo më thotë që ju më keni mua dhe ne babi na sheh nga lart dhe lutet për ne. Unë e dua shumë gjyshen time. Për vitin e ri 2019, ne e festuam dhe unë i këndova nënës këngën tonë të preferuar të Kejsi Tolës “Ti më ke mua”. Unë dua t’i them që ti gjithmonë do të më kesh pranë dhe kur unë të rritem do të jem gjithmonë me ty. 17 shtator 2019 Esjela Karanxha ndërroi jetë në krahët e nënës së saj, Dienës, në tërmetin e tmerrshëm të 26 Nëntorit, ku Diena(mamaja e Esjelës) arriti të nxirrej e gjallë nga forcat e shpëtimit. Mirëpo nuk ia doli dot dhe ndërroi jetë në spital. Teksa forcat e shpëtimit e nxirrnin nga rrënojat, Diena u është lutur që të mos e shpëtojnë. Në këtë tërmet Diena humbi dhe mamanë e saj e ndërsa 5 vite më parë kishte humbur dhe bashkëshortin, Dorian Karanxhën, i cili në moshën 37-vjeçare pësoi një atak kardiak. Historia e Dienës dhe Esjelës është një nga më të dhimbshmet e nën rrënojave të tërmetit të 26 nëntorit, histori e cila do të rikthehet në vëmendjen e publikut, këtë të shtune në puntatën e parë të "Dua të të bëj të lumtur" e cila është e dedikuar tërësisht për ngjarjen e tërmetit.

Të fundit