Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Eventi “Met Gala 2018” me ngjyra dhe simbole fetare, veshjet më të spikatura të VIP-ave
“Met Gala 2018” është një festival i madh mode, ku këtë vit u mbajt me temën “Trupat e parajsës, moda dhe imagjinata katolike”.
Ky event mbahet çdo vit në të hënën e parë të muajit maj.
Në këtë event morën pjesë shumë personazhe VIP, ku spikatën me veshjet e tyre, kryesisht me ngjyra e simbole fetare.
Ngjyrat mbizotëruese ishin e zeza, e bardha dhe ngjyra gold.
Kjo mbrëmje është organizuar nga Rihanna, Amal Clooney, Donatella Versace, Anna Wintour, Stephan dhe Chrsitine Schwartzman. Ato kanë përfshirë 40 simbole që i përkasin Vatikanit dhe pikërisht kjo temë ka lënë shumë vend për debat, por ka qenë kuratori Andre Bolton i cili ka shpjeguar arsyen pse zgjodhën këtë temë në një mbrëmje të tillë.
“Disa mund ta konsiderojnë modën si një medium të papërshtatshëm ose të pahijshëm për fenë, por veshja është thelbësore në çdo diskutim me të”, ka thënë ai.
Në këtë event mori pjesë dhe këngëtarja shqiptare Rita Ora, e cila kishte veshur një fustan mjaft madhështor të realizuar nga Versace dhe dukej mjaft bukur me të.
Ajo që spikati për veshjen e veçantë ishte edhe Rihanna, e cila kishte ishte veshur si papa, por në një mënyrë moderne dhe shumë femërore.
Katty Parry gjithashtu kishte veshur një fustan të shkurtër gold me krahë të mëdhenj me pupla dhe dukej si një engjëll.