Flash News

KRYESORE

Fatmir Mediu nga Uashingtoni: Mos-dekretimi i Lleshit si ministër zuri në befasi Ramën

Fatmir Mediu nga Uashingtoni: Mos-dekretimi i Lleshit si ministër zuri

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili ndodhet në SHBA, ku monitoroi zgjedhjet e Kongresit Amerikan ka komentuar mos-dekretimin e Sandër Lleshit nga Presidenti Meta.

I ftuar në studion e ‘Zërit të Amerikës’, ish-ministri i Mbrojtjes shprehet se lëvizja e kreut të shtetit ishte e papritur për Ramën dhe do t’i kthehet në bumerang.

“Presidenti i Republikës e ka të drejtën Kushtetuese për të dhënë mospëlqimin. Por gjithmonë duhet të japë arsyet e mospëlqimit bazuar në kriteret Kushtetuese. Por ne kemi mungesë të Gjykatës Kushtetuese se Rama e ka shkatërruar. Është goditje bumerang që po i vjen Ramës. Presidenti merr kohën e nevojshme për të mbledhur informacionet në lidhje me propozimin. Ka pasur një diskutim rreth 90 minuta mes Ramës e Metës, dhe u duk sikur mes tyre kishte një dakordësi”.

Ministria e Brendshme, aktualisht drejtohet nga Sandër Lleshi, i cili ka kompetencat e një zv/ministri, pas largimit të befasishëm të Fatmir Xhafajt.

Të fundit