Flash News


KRYESORE

Ferrari zbulon modelin unik “SP38”; Aston Martin prodhon konkurrentin e “812 Superfast”

Programi i Ferrari-t, “One-Off” nxorri në jetë një model të ri unik, Ferrari SP38. E krijuar sipas kërkesës së një klienti të shtëpisë italiane, sportivja e re bazohet në shasinë dhe mekanikën e modelit Ferrari 488 GTB dhe do të mbetet një ekzemplar unik, shkruan revista automobilistike “AutPlus.fr”.

Menjëherë pas ceremonisë së dorëzimit që u zhvillua në Fiorano, kjo veturë super sportive zhvilloi disa xhiro në pistë në pritje për t’u ekspozuar për herë të parë para publikut me rastin e Konkursit të Elegancës (automobilistike) në Villa d’Este.

Ferrari SP38 ka një motor V8 me një kubikë prej 3,9 litrash dhe dy turbo. Ky motor i modifikuar çliron 670 kuaj fuqi duke arritur 8 000 xhiro dhe ka një forcë tërheqëse prej 760 njuton për metër. Ferrari nuk ka dhënë asnjë detaj mbi vlerën që është blerë kjo makinë, por pa dyshim që shifra pritet të jetë marramendëse.

Aston Martin

Gjatë provave të modelit “DB11 AMR”, shtëpia angleze, “Aston Martin” ka dhënë informacione mbi modelin e saj të ardhshëm “DBS Superleggera” që do të shfaqet zyrtarisht në garën e ardhshme të 24 orëve të Le Mans, shkruan revista automobilistike “AutoPlus.fr”.

Ky model GT 2+2, që është në një kategori më lartë se sa “DB11 AMR” dhe me një filozofi më radikale, synon të konkurrojë “Ferrari 812 Superfast”.

Ky model do të ketë 725 kuaj fuqi dhe një forcë tërheqësre prej 900 njuton për metër, falë një motori V12 bi turbo me kubikë 5,2 litra.

Të fundit