Flash News

KRYESORE

“Festa” zgjati vetëm disa orë, si doli lajmi i ‘rremë’ se Xhamajka njeh Kosovën shtet

Xhamajka njeh Kosovën?

“Festa” zgjati vetëm pak orë deri sa ministrja e Jashtme e Xhamajkës, Kamina J Smith përgënjeshtroi lajmin duke thënë se informacioni nuk është i saktë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

“Deri më sot Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën”, shkruan ministrja xhamajkane, krahas postimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ishte i pari që dha lajmin “e mirë”.

 

 

 

 

 

 

 

 

“Lajm i mrekullueshëm! Sapo u njoftova nga ambasadorja Vlora Çitaku se Xhamajka ka njohur Republikën e Kosovës si sovran dhe të pavarur. E di se ky është një rezultat i punës së madhe dhe lobimeve për vite me radhë, përfshirë edhe Eliot Engelin. Punë e mirë. Faleminderit miq të dashur nga Kingstoni”, shkroi Thaçi në Twitter.

Menjëherë pas këtij postimi, pati reagime të shumta nga politika, madje edhe nga Shqipëria.

Presidenti Ilir Meta e përshëndeti këtë moment, duke iu bashkuar mesazhit të homologut të tij nga Kosova.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pas reagimit të ministres xhamajakane, deputetja e VV Fitore Pacolli ka kërkuar në një status në FB që ambasadorja Çitaku të shkarkohet menjëherë dhe t'i kërkohet llogari nëse ka dhënë informacion të rremë.

Të fundit