Flash News

KRYESORE

Festivali i Këngës, këta janë finalistët që do kërkojnë sot çmimin e parë; mbeti jashtë një prej favoriteve

Festivali i Këngës, këta janë finalistët që do

14 këngëtarë janë kualifikuar për finalen e Festivalit të Këngës që do të zhvillohet sot në mbrëmje në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë.

Mes të kualifikuarve janë Orgesa Zaimi, Eugent Bushpepa, Manjola Nallbani, Mariza Ikonomi, Elton Deda apo Inis Neziri. Ajo që bie në sy është mungesa në finale e Xhesika Polos, e cila shihej mes favoritëve nga juria joprofesioniste e ‘Wiwibloggs’.

Finalistët:

Artemisa Mithi — “E dua botën”

Bojken Lako — “Sytë e shpirtit”

Denisa Gjezo — “Zemër ku je”

Elton Deda — “Fjalët”

Eugent Bushpepa — “Mall”

Inis Neziri — “Piedestal”

Manjola Nallbani — “I njëjti qiell”

Mariza Ikonomi — “Unë”

NA & Festina Mezini — “Tjetër jetë”

Orgesa Zaimi — “Ngrije zërin”

Redon Makashi — “Ekziston”

Rezarta Smaja & Luiz Ejlli — “Ra një yll”

Tiri Gjoci — “Orë e ndalur”

Voltan Prodani — “E pamundur”

Të fundit