Flash News

KRYESORE

Financimet e partive 100% nga shteti, zyrtari i opozitës: S’e dëmton buxhetin, eksperti i huaj: I nxit për gjetur para nga burime tjera  

Një nga propozimet e opozitës jashtëparlamentare në tryezën e thirrur nga OSBE për Reformën Zgjedhore është financimi i partive politike 100 % nga buxheti i shtetitm, por duket se është parë me skepticizëm nga një ekspert i huaj.

Përfaqësuesi i LSI, Muharrem Cakaj në këtë tryezë tha për ‘News 24’ se ky propozim nuk do të dëmtonte buxhetin e shtetit.

“Opozita ka hartuar propozime konkrete. Duhet theksuar mënyra se si opozita e bashkuar , në kontakt me ndërkombëtarët e ka hartuar që është orientimi drejt financimit 100 % publik, por mund të kemi baraspeshë për fondet me privater”, tha Caka.

Nga ana tjetër, i pyetur lidhur me këtë propozim ish kreu i KQZ, Kristaq Kume, nën cilësinë e ekspertit të kuadrit ligjor për reformën zgjedhore, tha se gjatë tryezës një nga ekspertët ndërkombëtar tha se kjo qasje jo vetëm që rëndon buxhetin e shtetit, por nxit partitë që të gjejnë para me burime të tjera.

“Një prej ekspertëve të huaj tha se nëse vendoset që burimi i financimit të jetë vetëm nga shteti kjo mundet të ngarkojë buxhetin dhe nxit më shumë partitë për të përdorur para nga burimet e tjera dhe ndodhemi para situatave kur transparenca që në ligj të pamundësohet”, tha Kume.

Të fundit