Flash News

KRYESORE

Finiq/ Zjarri djeg dy banesa, shuarja e tij e vështirë për shkak të terrenit

Finiq/ Zjarri djeg dy banesa, shuarja e tij e vështirë për shkak

Hektarë të tërë janë djegur në zonën e Delvinës dhe Finiqit si pasojë e zjarrit të rënë. Dy shtëpi janë shkrumbuar, ndërkohë që flakët rrezikojnë disa banesa në fshatin Karadhiq dhe po ashtu edhe rreth 400-500 kokë bagëti.

Pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve dhe banorëve të zonës, terreni i vështirë bën të pamundur shuarjen e flakëve. Sipas zjarrfikësve në terren, e vetmja mënyrë që zjarri të vendoset në kontroll dhe të shuhet është ndërhyrja me helikopter nga ajri.

Gjatë verës, me rritjen e temperaturave kanë shtuar së tepërmi edhe vatrat e zjarreve në vend. në shumë raste, terreni i vështirë, ua vështirëson punën zjarrfikësve për të shuar flakët.

Të fundit