Flash News

KRYESORE

Fjala e plotë e Ramës, nga strategjia e PD te propozimet për krizën; presidenti; votimi elektronik dhe kanabisi

Fjala e plotë e Ramës, nga strategjia e PD te propozimet për

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për gazetarët për krizën politike në vend, të cilën ai e konsideron krizë nervore të PD-së. Rama ka sqaruar propozimet që i ka bërë Lulzim Bashës gjatë takimit në Presidencë, si dhe për strategjinë e përdorur sipas tij nga PD.

Zgjedhja e presidentit, votimi elektronik dhe kanabisi janë çështje që janë prekur gjithashtu nga Rama.

Fjala e plotë e Edi Ramës:

Ne e kemi bërë kalendarin tonë dhe kemi filluar punën tonë për zgjedhjet e 18 qershorit.

Vetting-u

Më duhet t’ju them se kam patur një parandjenjë të fortë kur votohej reforma në drejtësi që pika e vetting-ut do të na sillte probleme. Konkretisht në të gjithë nivelet e përzgjedhjes që i takojnë Parlamentit, të individëve që bëhen pjesë e sistemit të ri të drejtësisë, ka një barazi 50% me 50% mes shumicës dhe pakicës në Kuvend, por në të gjitha rastet nuk ka mundësi bllokimi, pasi ka një mekanizëm zhbollkues që është shorti. Por është një pikë ku nuk ka mekanizëm zhbllokues dhe ky është vetting-u. Dhe unë e kam ndarë shqetësimin se kjo do ishta pika ku PD të kapet për të bllokuar reformën. Surprizën e bllokimit të vetting-ut unë e kam pritur në njëfarë mënyre, nuk e kam pritur bojkotin e Kuvendit dhe frikës nga vetting-u, me lidhjen me zgjedhjet. Kjo do të thotë që PD bëri një lëvizje surprizë dhe mori përsipër një aksion shumë të rrezikshëm për vetëveten, por jo pa asnjë shans për të patur sukses.

Koalicioni

Të gjithë e dinë se shansi për të patur sukses ishte mundësia për të destablizuar koalicionin, duke u përpjekur të përçajë shumicën dhe të emigronte Ilir Metën dhe LSI. Unë asnjëherë nuk kam besuar se kjo do të funksionojë sepse duke njohur Metën dhe LSI, kam qenë i bindur se të gjitha përpjekjet e Metës kanë qenë pjesë e filozofisë së tij, por jo ashtu siç u komentua rëndomt nga të gjitha ata që donin përçarjen e koalicionit. Faktikisht presidenti i zgjedhur bëri çdo përpjekje, duke shkuar edhe përtej vijës që sipas meje nuk duhej të kapërcehej. Përpjekjet kulmuan me adresimin që ai i bëri presidentit të PPE dhe disa personaliteteve të tjera, duke i ftuar të jenë ata që të bëjnë përpjekjen e fundit për të tërhequr PD-në në rrugën e arsyes.

Presidenti

Ju e dini shumë mirë se ne si koalicion dogjëm tre raunde të presidentit të ri edhe pse votat i kishim, dhe vazhduam të kërkojmë që të përçojmë zërin e arsyes në murin absurd që PD ka vendosur mes vetes dhe sistemit demokratik në Shqipëri. Nuk patëm sukses në këtë përpjekje edhe pse PPE çuan këtu një ndër figurat kryesore të tyren në shkallë europiane, McAllister, mundësia ishte ende në tavolinë për një figurë sa më konsensuale të presidentit të republikës. President më konsensual, më me PD, pa qenë anëtar i PD, që të na bënte ne të votonim 100%, PD nuk kishte ku ta gjente as në Tokë dhe as në Hënë. Është president që përfaqëson të gjithë spektrin politik shqiptar. Në këtë moment strategjia e PD-së faktikisht filloi të nxirrte ujë nga të gjitha anët, ndërkohë që strategjia jonë për të shkuar drejt 18 qershorit funksion.

'Negociatat McAllister'

Nuk e kam ndjerë veten më keq se kur dy përfaqësues të dy partive më të mëdha në Shqipëri vijnë në një ndërtesë dhe ulen në dhoma të ndryshme. Kjo ishte një kërkesë e Lulzim Bashës, i cili nuk pranonte të ulej në tavolinë pa dorëheqjen time.

Aty u propozuan dy pika, njëra ishte shtyrja e zgjedhjeve deri më 16 korrik dhe tjetra për të bërë ndryshime në qeveri.

Meta i pranoi menjëherë, unë jam shprehur specifikisht: Nuk i pranoj dhe nuk i refuzoj por jam i gatshëm të diskutoj nëse PD voton vetting-un. Kam theksuar se nuk mund të ketë shtyrje zgjedhjesh përtej qershorit.

Strategjia e PD

Politika është shah, dhe jo dam, një dam që luhet si poker. Nëse e luan politikën si dam dhe përdor metodën e pokerit, duke thërritur një blof, si blofi që thërriti Basha për dy muaj, por ama duhet të mbash koston nëse zbulohet blofi. Me blof mund të fitosh, por edhe mund t’i humbësh të gjitha.

Për mua politika është shah, dhe shahu ka një strategji të tërë dhe lëvizje pas lëvizje fillon plani të shpaloset dhe kur plani zbulohet nga kundërshtari, kundërshtari është mat. Sot jemi në kushtet kur nuk mundet dot të harrojmë se në fund fare nuk jemi këtu një palë që përveç të gjitha tjerave duhet të bëjë edhe dadon, dhe një palë që thotë se prit se jam edhe unë, dhe se duhet të fillojmë lojën nga para se nuk e dija që ishte shah dhe e luajta si poker.

Unë e di që ky blof ka pasoja të rënda për PD, por kjo nuk është çështja ime. PS dhe PD janë kundërshtar dhe unë nuk di ndonjë ndeshje politike ku njëri kundërshtar i qan hallin kundërshtarit tjetër, dhe më i dobti i thotë më të fortit se ti nuk je këtu për të më mundur mua, por për të më bërë mua të fitoj.

Strategjia e PD-së ka dështuar me sukses. PD hyri në lojë për të marrë peng qeverinë e Shqipërisë, reformën në drejtësi, procesin zgjedhor me idenë që e vetmja alternativë ku PD mund të barazohej me ne është kaosi. Sepse në një proces normal zgjedhor, PD nuk ka asnjë shans të mundi koalicionin tonë.

Natyrisht që si kryetar i PS ndihem shumë mirë që kemi zbuluar plotësisht planin blof të kundërshtarit. Si kryeministër kam detyrimin që zgjedhjet të jenë zgjedhjet më të mira që ka bërë Shqipëria. Ne nuk kemi bërë zgjedhje si qeveri, ne jemi qeveri e dalë nga zgjedhjet e organizuara nga PD. PD ka nisur të qajë për humbjen e zgjedhjeve që nuk kanë ndodhur akoma. Tani historitë me narko-republikën, me Noriegën, me kriminelët janë strategjia e PD për t’u kthyer në meazhe për ata që duan t’i dëgjojnë dhe t’i besojnë. Nu kanë lidhje me mua. PD mund të botojë edhe në gazetën e Fariut të Serbisë se unë prodhojë dorgë, por as kjo nuk ka lidhje me mua.

Ajo që mua më intereson nga ato që thotë PD janë zgjedhjet e lira.

A ka një problem në zgjedhjet në Shqipëri në raportet mes atyre që kanë në dorë qeverinë dhe atyre që janë në opozitë? Patjetër që ka. Qeveria ka një sërë instrumentash që nuk i ka opozita. Ne morëm një kritikë konkrete nga OSBE lidhur me përdorimin në zgjedhje të aktiviteteve të legalizimeve. Padyshim që ata që janë në pushtet kanë makina, kanë asete që janë përdorur historikisht në zgjedhjet në Shqipëri. Pavarësisht se shembullin më të keq e kanë dhënë Saliu me Lulin kur kanë qenë në pushtet, kjo është objektivisht e vërtetë.

Nuk mund të përsëritet historia e Saliut që mbylleshin shkollat dhe shkonin për të duartrokitur Saliun dhe Jozefinën. Nuk përsëritet historia kur Saliu shkonte në oborret e shkollave dhe u thoshte kalamajve shkoni dhe tregoini prindërve sa i rrezikshëm është Edi Rama.

Kanabisi

Kanabisi është një çështje që duhet adresuar edhe në raportin me zgjedhjet. Saliu dhe Lulzimi duhet të kuptojnë se ajo që ishte në tavolinë para një jave nuk mund të jetë në tavolinë gjithmonë. Nëse refuzon të hash një gur mos mendo se gurin do e kesh aty gjithmonë kur t’i e ke mendjen te mbretëresha.

Propozimet për Bashën

Unë i kam bërë një propozim shumë realist dhe shumë garantues dhe ju garantoj se në ëndrrën time më të bukur kur kam qenë në opozitë nuk do e shikoja për të na e garantuar ne.

I kam propozuar një mekanizëm vëzhgues brenda qeverisë. Për të vëzhguar procesin në kohë reale në të gjithë administratën.

Një zv/kryeministër i propozuar nga PD, por jo pjesë e PD, i cili do të vendosej në një krye task-force për të garantuar mospërfshirjen e administratës në shërbim të mazhorancës. Ky zv/kryeministër me një përfaqësues të SHBA, BE, OSBE do të ketë detyrën për sjelljen e shtetit në fushatë, në bazë të një rregulloreje të dakordsuar, ku do të përcaktohen të gjitha detyrimet për qeverinë që nuk duhet shkelur. Që nga nafta e automjeteve që përdoret në fushatë për xhiro. Mjetet që do të lëvizin për fushatë do të financohen nga partitë dhe jo nga shteti. Por marrë më elementaren dhe me radhë të gjitha aktivitetet e ministrave që mund të përdoren për fushatë. Kjo taks forcë monitoron këtë aktivitet.

Ndërkohë, në Ministrinë e Brendshme, një zv/ministër i propozuar nga PD, jo pjesë e PD, së bashku me shefin e misionit amerikan dhe europian, drejtojnë të gjithë procesin e monitorimit të sjelljes së policisë së shtetit në të gjithë territorin.

Një zv/drejtor i Përgjithshëm dhe 12 zv/drejtorë në të gjitha qarqet janë në dispozicion të këtij zv/ministri.

Ajo që unë propozoj është se të gjitha shqetësimet për policinë të adresohen në kohë reale, verifikohen dhe nëse rezulton e vërtetë merren masa për këdo që ka shkelur etikën.

E njëjta gjë për arsimin, një zv/ministër i propozuar nga PD, jo anëtar i PD, me monitorët e huaj dhe me një përfaqësues në çdo drejtori rajonale arsimore merr në kohë reale ankesat.

E njejta gjë për burgjet, një zv/drejtor që ka monitorët e huaj për çdo burg të Shqipërisë dhe për të mos lejuar që në burgje të mos bëhen votime si në kohën e Enver Hoxhës.

Këto janë ato që unë kam propozuar dhe ja propozojë sërish Lulzim Bashës.

Votimi elektronik

Votimi elektronik, kam dëgjuar dje një leksion teknologjie. Unë jam përdorues aktiv, ju kujtohet kur thoshte Saliu ‘ciu-ciu’, tani Saliu bën gjithë ditën ‘kra-kra-kra’. Por kjo nuk do të thotë se jam njohës i teknologjisë. Atëherë çfarë kam thënë që PD mund të zgjedhë çdo ministër politik, që të njohë internetin dhe jo revolverin dhe ta vendosim ministër shtetit për Teknologjinë dhe të përgatisë një projekt qeveritar për numërimin dhe votimin elektronik. Nëse projekti është i zbatueshëm dhe i besueshëm ne jemi gati ta financojmë dhe ta zbatojmë në zgjedhjet vendore të vitit 2019-të. Historia me shtyrje zgjedhjesh që të bëhemi gati për votim elektronik, janë historia që duken të vërteta brenda çadrës, por jo jashtë saj.

Unë nuk jam partisan i votimit elektronik, por në rast se kjo është e mundshme, pse jo t’ja plotësojmë edhe këtë dëshirë PD-së.

Protesta e 7 majit, Rama mohon tërheqjen e kandidatit: Nuk ka për ta patur ballafaqim fizik

Çfarë do të ndodhë nëse PD nuk hyn në zgjedhje. Rama përgjigjet si analist

Të fundit