Flash News

KRYESORE

Flasin statistikat: Rrahmani renditet i pari në Itali në duelet ajrore

Flasin statistikat: Rrahmani renditet i pari në Itali në duelet ajrore

Amir Rrahmani nuk i trembet asgjëje dhe askujt. Mbrojtësi shqiptar po shkëlqen në sezonin e tij të parë në kampionatin italian, ku ka marrë lavdërime pafund për performancat e tij të mira me Hellas Verona.

Skuadra e tij deri tani ka mbrojtjen e dytë më të mirë në Serie A. Juventusi, sigurisht, mban vendin e parë, sepse ka ekspertë dhe yjet nuk i mungojnë as në stol, por Rrahmani në 12 javët e para është lojtari i cili ka fituar më shumë duele ajrore.

Një statistikë e tillë flet shumë për shtatlartin shqiptar. Ai ia ka dalë mbanë në 79% të dueleve, duke lënë pas lojtarë të fortë Chris Smalling të Romës dhe Alesio Romagnoli.

Sigurisht, ai nuk mund të mos e postonte një foto me arritjen e tij personale. Në fund të fundit, ky është promovim dhe jetojmë në kohën e rrjeteve sociale.

Të fundit