Flash News

KRYESORE

Foto dhe video/ Në Thumanë, mes thonjve të vdekjes dhe duarve të jetës

Nga Thumana, Jona Kazani

Tërmeti me magnitudë 6,4 dhe me epiqendër Durrësin e Shijakun, që goditi Shqipërinë rreth orës 03:55 të mëngjesit, shkatërroi dhjetëra banesa duke lënë të paktën 15 viktima deri më tani.

Në Thumanë të Krujës, përveç banesave private, u rrënuan edhe dy pallate 5-katëshe, ku ende po vijojnë kërkimet për trupat e mbetur në rrënoja.

https://youtu.be/TmW1nYw834o

Përfaqësues të Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë, si edhe Forcat Ushtarake të Kosovës, arritën që orët e para të mëngjesit në vendngjarje dhe po vijojnë akoma gërmimet, ndërkohë që numri i të lënduarve i ka kaluar 600 persona.

Politiko.al sjell imazhe nga Thumana, ku njerëzit kanë braktisur shtëpitë dhe prej momentit të tërmetit ndodhen në një fushë në afërsi të banesave.

Të moshuar, të rinj, fëmijë dhe foshnja ndodhen në ambient të hapur, ndërkohë që personat që kanë humbur familjarët enden rrugëve me shpresën se ndonjë prej tyre do të nxirret i gjallë nga rrënojat.

Në këtë situatë kaotike nuk munguan as ndihmat nga organizata të ndryshme të cilat sollën ujë dhe gjëra të nevojshme për qytetarët e prekur nga tërmeti.

Më poshtë do të gjeni një fotogaleri nga Thumana

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit