Flash News

KRYESORE

Foto/ Me ‘jumpsuit’ në Parlament, deputetja e PS guxon me veshjen     

Shpesh, në oborrin e Parlamentit gjatë seancave plenare, vëmendja e medias tërhiqet edhe nga veshja e deputetëve.

Deputetet gra janë ato që komentohen më së shumti, dhe nuk kanë qenë të pakta edhe rastet kur veshja e tyre nuk ka qenë fort e përshtatshme për ambiente institucionale si Kuvendi i Shqipërisë.

Dje, ishte deputetja e PS, Blerina Gjylamenti, ajo që ra më shumë në sy për shkak të “thyerjes” që i kishte bërë veshjes së saj të zakonshme.

Me një veshje të llojit  ‘jumpsuit’ (një veshje jo për ambiente zyrtare) dhe takat “gjilpërë” ajo nuk i ka shpëtuar edhe syrit të fotografit të Kuvendit Agim Rama.

Ju, si ju duket një veshje e tillë në ambientet e Parlamentit?

Të fundit