Flash News

KRYESORE

FOTO/ Miliarderi dhe filantropi Otedola nuk e “kursen” bujarinë ndaj familjes: Tre Ferrari për secilën nga vajzat e tij

Miliarderi Femi Otedola ka blerë pa iu dridhur dora tre super-makina të markës Ferrari Portofino, për secilën nga tre vajzat e tij, shkruan BBC.

Lajmi u dha nga njëra prej vajzave, Florence Ifeoluwa Otedola. E njohur ndryshe si DJ Cuppy, vajza e miliarderit tregoi për ndjekësit treshen e makinëve në llogarinë e saj në Instagram.

27 vjeçarja kishte zgjedhur vetë një Portofino ngjyrë rozë me targë të personalizuar CUP 9Y, ndërsa dy motrat e saj Elizabeth Temi e Tolani Otedola kishin marrë një makinë ngjyrë bronzi e një ngjyrë blu.

Miliarderi Otedola është pronar i grupi të naftës Zenon Petroleum dhe Gas Ltd si dhe i një numri biznesesh të tjera.

Vlera e pasurisë së tij llogaritet në $1.85 miliardë dhe kjo e bën atë njeriun e 1,011 më të pasur në botë.

Bujaria e Otedola nuk kufizohet vetëm per familjen e tij. Në vitin 2019 ai dhuroi 12 milionë dollarë për organizatën “Cuppy Save Children Foundation”, e krijuar nga vajza e tij e mesme dhe ndihmon në përmirësimin e jetës së të varfërve e të pastrehëve në Nigeri.

Të fundit