Flash News

KRYESORE

Foto/ ‘Tifozë të flaktë’ në ndeshjen Shqipëri-Islandë, në tavolinë më Metën edhe ish-deputeti i PD

Ndeshja e mbrëmshme në ‘Elbasan Arena’, ku Shqipëria dominoi me rezultatin 4 me 2 u ndoq edhe nga personalitete të njohur të politikës në stadium.

Mes tyre edhe ish-presidenti Ilir Meta, i cili gol pas goli nuk i ka fshehur emocionet.

Megjithatë, në një ambient më privat të stadiumit, shihet se në tavolinën ku ndodhet i ulur presidenti Meta, ka qenë prezent edhe ish deputeti i PD, Ervin Salianji.

Ky i fundit ka publikuar këtë moment, ndërsa shfaqet me dy gishtat lart.

Kujtojmë se dy ditë më parë, Salianji hodhi poshtë deklaratën e Metës, lidhur me skenarin e djegies së Kuvendit në protestën e 8 qershorit të opozitës së bashkuar.

“Ka pasur informacion nga shërbimet që vetë qeveria, apo Kryeministri ti vendosnin flakën Parlamentit që të avanconin me akte të tjera në kundërshtim më Kushtetutën”, tha ish deputeti.

Të fundit