Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
“Francën e sqaroi Tao Palla, Holanda nuk e fali uljen e çmimit të kanabisit”, nënkryetari i PD ironizon Ramën
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka ironizuar qëndrimet e socialistëve pas vendimit të Holandës për të bllokuar hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
Paloka shkruan se Holanda e ka marrë këtë vendim “hakmarrës” për faktin se kryeministri Edi Rama uli çmimin e kanabisit në Evropë. Sa i përket Francës, Paloka ironizon kur thotë se ky shtet u sqaruar për ecurinë e Shqipërisë nga Tao Palla (Taulant Balla), ndërkohë që presidenti Emmanuel Macron i kërkoi atletet origjinale të Ramës.
Reagimi i Edi Palokës:
Nga Hollanda pritej se si hakmarres qe jane , nuk ja falen Edvinit qe uli cmimin e kanabisit ne Evrope. Pastaj, sic tha shoku Gramoz , ata shtet kriminal jane.
Per Francen e sqaroi Tao Palla, zevendesi direkt i Rampalles;
Ishte nje gabim i vogel i stafit teknik por qe do te riparohet shpejt ; kane derguar ne France atletet e gabuara. I kane derguar me nr e kembes se Macron, nderkohe qe Macron kerkoi atletet origjinale qe mbante veshur lideri magjepses dhe mundesisht te pa lara. Deri ne dhjetor ky gabim do korigjohet.
Po Gjermania ?!!
Sa here i ka kerkuar takim Merkel, lideri ka pranuar menjehere ta takoj...E ka marre me vete dhe gjithe sharmin e tij magjepses. Nuk eshte kursyer.
Madje pa ja kerkuar, eshte veteofruar dhe per kampe terroristesh ne Shqiperi. Thjesht per xhentilese.
Po atehere cfare ka Gjermania?
Ne rruge jodiplomatike qarkullon thashethemi se sebep eshte bere fakti qe Merkel synonte te kapte nje vend ne zyrat e BE , por ate vend e zuri Shqiperia.
E cfare faji ka Edvini ne kete rast ?! Ai vend ishte me konkurs , kush ishte me e zonja e fitoi...
Po nuk thone kot qe nga xhelozia cfare nuk ben njeriu.
Gjermania nuk u mjaftua me nje “Jo” te thjeshte, po paska renditur dhe nje mori me kushte ; krimi i organizuar, korrupsioni, drejtesi e pavarur, rikthim ne funksion te Gjykates Kushtetuese, zgjedhje te lira , ministra ne burg ...
E cfare lidhje ka qeveria me keto ?!
Xhelozia !
Po keta nuk e dijne qe ne kemi PORTALIN e qeverise qe per tre minuta zgjidh cdo problem...
Ne kemi Rampallen, Tao Pallen, Saje Tahon, Fatziun , Ditziun...
Ne kemi “alkimistet” ; Beqen, Gjiknurin, Ahmetajn qe cdo gje e kthejne ne flori.
Ne kemi dhe Velinen qe merr cmime nderkombetare qe ata(evropianet) nuk i shohin as ne enderr.
# “Evropa ka nevoje per Shqiperine”#