Flash News

KRYESORE

Fundjavat pa makina, Fuga ironizon nismën e Ramës: Nga 15 qershori shqiptarëve t’u ndalohet edhe seksi

Fundjavat pa makina, Fuga ironizon nismën e Ramës: Nga 15 qershori

Akademiku dhe profesori Artan Fuga duke kundërshtuar hapur planin e qeverisë Rama që nga tetori deri në mars 2021 fundjavat do të jenë pa makina, pavarësisht situatës nga covid-19, nuk ka kursyer edhe dozat e ironisë.

Fuga ka publikuar një varg propozimesh në vazhdën e kësaj nisme, që sipas është antikushtetuese.

“Pasi dëgjova zotin Edi Rama në videon e tij në fcb, si qytetar i devotshëm dhe i bindur, që nisur nga përvoja e covidi19, do të nxjerri së shpejti fermanin që pas shtatorit deri në pranverën e vitit 2020 pastaj deri në 2050, nuk do të lejojë këmbë makine të qarkullojë që shqiptarët t'i kushtohen familjeve, kalamajve, mjedisit (hahahahahaha!), duke rishkelur me disa këmbë njëherësh Kushtetutën, propozoj si nismë nga poshtë:

Qe nga 15 qershori dhe deri ditën e gjyqit të fundit, nisur nga përvoja e muajit të shenjtë kur agjërohet,

t'u ndalohet shqiptarëve të hanë dhe të pinë veç orëve të caktuara, t'u ndalohet edhe seksi, në mënyrë që ata t'i kushtohen gjithë jetës mendimeve të mira, solidaritetit, shpirtërisht të pastrohen dhe kështu të ...

vetë spastrohen!

Pra, atë që as Allahu i madh dhe i gjithëmëshirshëm, lartësuar qoftë emri i tij, nuk na e ka kërkuar!”, shkruan Fuga.

Të fundit