Flash News

KRYESORE

Gafa e Juncker me zgjedhjet, ish-gazetari i BBC: Sa seriozë kur bëhen tapë, ne presim ide si të shmanget një përplasje civile  

Ish-gazetari i BBC, Arben Manaj ka ironizuar deklaratat e presidentit të Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, pasi dje në konferencë me kryeministrin Edi Rama nga Brukseli foli për zgjedhjet në Shqipëri, sipas tij në prill.

Duke e cilësuar me ironi edhe si “Mr.Konjaku”, gazetari shton se sa serioze janë mendimet e zyrtarëve të tillë në fund të mandatit, pas zgjedhjeve të fundit në parlamentin evropian.

“Shefi i BE-se Mr Juncker ose sic njihet ndryshe “Mr.Konjaku”, del cakerqef ne konference shtypi ne Bruksel me kryeministrin, duke bere çorap zgjedhjet , te qershorit i ben ne prill!!

Imagjino sa serioze jane kur behen tape dhe presim ne te jap mendim konstruktiv si te shmanget nje përplasje civile ne vend!

Qesharak edhe ne ditet e fundit te posteve zyrtare te cilat do i lene pas zgjedhjeve te fundit per parlamentin evropian, bashke me kuqalashen Mogerini se ciles nuk do ja shihni me surratin pas disa javesh! Vetem amerikanet duket se jane me seriozë ne analizimin e gjendjes se veshtire ne Shqiperi!

Zoti e ruajt Shqipërinë nga ata qe “ s’kane dieta udhetimi dhe sherbimi” si Mr.Shame on you”, shkruan gazetari.

Të fundit