Flash News

KRYESORE

Gazetari i “La Veritta”që tronditi politikën maqedonase: Zaev po merr fund, çfarë e shpëton vendin nga kriza

Gazetari i “La Veritta”që tronditi politikën maqedonase:

Gazetari italian, Laris Gajser, i cili bëri publike disa inçizime në gazetën 'La Verita' për rastin e bujshëm 'Reket' ka komentuar sot në radion sllovene 'Capodistria' situatën politike në Maqedoni.

Duke u ndalur te kryeministri Zoran Zaev gazetari thekson se ai është në fundin e karrierës politike.

Gajser u ndal më tej te ndërkombëtarët, duke thënë se qytetarët e kanë humbur besimin. Sipas gazetarit italian, terapia më e mirë për të shëruar gjendjen që po kalon sot Maqedonia  Veriut janë zgjedhjet e parakohshme, raporton Alsat M.

“Pas kësaj, jam i sigurt se Zaevi është në fund të karrierës së tij dhe se është çështje kohe që Kuvendi dhe Presidenti të këndellen se do të jetë më mirë që të shkarkohet Zaevi, që të keni një përfaqësues ndërkombëtar më funksional, sepse për momentin Zaevi paraqet problem dhe se nuk mund ta prezantojë Maqedoninë e Veriut. Opsionet janë 1) ose krizë qeveritare me zgjedhje – edhe pse Pendarovski nuk e sheh këtë si opsion të mundshëm pa pasur më parë regjistrim të popullatës – ose (ky është sugjerimi im) të ketë një qeveri kalimtare Ad-Interim, me kusht që të ndryshohet vetëm kryeministri. Nuk ka klasë politike cilësore në Maqedoninë e Veriut. Nuk mund të presim që ata të jenë lojtarë të mirë në komunitetin ndërkombëtar. Unë besoj se nëse do të dinin mirë të luanin, Maqedonia e Veriut mund ta kishte përmbyllur problemin e emrit që para 10 viteve. Mendoj se atëherë kur Greqia kishte nevojë për mbështetje, Maqedonia e Veriut mund ta kishte shfrytëzuar atë situatë, për të zgjidhur çështjen e emrit”- tha mes tjerash, gazetari italian.

 

Të fundit