Flash News

KRYESORE

Gazetari i Napolit: Elseid Hysaj kërkohet nga dy klube angleze

Gazetari i Napolit: Elseid Hysaj kërkohet nga dy klube angleze

Gazetari italian, Ciro Venerato, i cili informohet mbi ngjarjet dhe zhvillimiet e ekipit të Napolit, është shprehur se Elseid Hysaj është kërkuar nga klubet angleze.

Venerato e konfirmoi këtë lajm në radio “CRC”, ku tha gjithashtu se njëri nga dy klubet e ‘Premier League’ mund të jetë Arsenali, ekipi ku luan edhe futbollisti shqiptar Granit Xhaka.

“Sipas zërave që qarkullojnë, dy klube të Premier Ligës bëhen gati të kërkojnë atë. Një prej tyre mund të jetë Arsenali”, ka deklaruar gazetari italian.

Duke folur për të ardhmen e klubit napolitan dhe merkaton e verës, ai ka bërë të ditur se te Napoli po shohin rreth e rrotull për alternativa në krahët e mbrojtjes pasi ka interesim të madh për elementët aktualë të skuadrës, mes të cilëve edhe Hysajn.

 

Të fundit