Flash News

KRYESORE

Gazetarja: Dyshoj se SPAK-u do të bëjë drejtësi për 21 janarin

Gazetarja: Dyshoj se SPAK-u do të bëjë drejtësi për 21

Gazetarja Klodiana Lala mendon se Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) nuk mund të bëjë drejtësi për çështjen e “21 janarit”, ku humbën jetën 4 persona. Kjo sepse gjyqtarët, të cilët janë marrë me këtë çështje, jo vetëm që kanë devijuar nga e drejta, por edhe janë siguruar që ta ‘groposin’ ngjarjen.

”Unë jam marrë me gjithë ngjarjen e 21 janarit prej asaj dite dhe gjithë procesin gjyqësor. Nëse flasim për pandëshkueshmëri, 21 janari është tipik. Se si politika ushtroi gjithë ndikimin e vet për të groposur ngjarjen. E kam ndjekur me interes deri në Gjykatën e Lartë, dhe e kam shumë pikëpyetje.

Nga njëra anë ishte Berisha që donte me cdo kusht që të mbante pushtetin, dhe Rama që donte të merrte pushtetin. Për sa kohë nuk ka një hetim të thelluar kam të drejtë të ngre dyshimet”, tha Lala në News 24.

Ajo e konsideron këtë si rastin më flagrant se si politika e nënshtroi gjyqësorin.

“Policia refuzoi Prokurorinë dhe nuk shkuan 6 gardistët. Politika nënshtroi gjyqësorin. Ina Rama u etiketua me disa terma që unë tani nuk mund t’i them dot. Çfarë ndodhi me serverin e qeverisë? Një punonjës i kryeministrisë fshiu serverin. Nëse këto pamje ekzistojnë është një nga provat e pakta për atë ngjarje. Në këtë kuptim kemi të drejtë të dyshojmë, dhe që dyshoj se do të bëhet drejtësi. Edhe qytetarët që kanë pritshmëri tek SPAK, por nuk besoj që SPAK-u mund të bëjë drejtësi për 21 janarin. Do të uroj që jam e gabuar, por në sistemin e drejtësisë gjyqtarët veç kanë devijuar por dhe t’i varrosin këto çështje të këtyre niveleve.”

Të fundit