Flash News

KRYESORE

Gjekmarkaj: Beteja e Metës është në interes të publikut

Gjekmarkaj: Beteja e Metës është në interes të publikut

Analisti Agron Gjekmarkaj mendon se presidenti Ilir Meta i është kundërvënë shumicës, pasi nuk dëshiron që të lejojë kapjen e institucioneve.

“Ne krejt si shoqëri kemi rrëshqitur mbi procedurat sikur të jemi shoqëria amerikane, por këtu kemi një bandë që ka marrë hyxhym për të kapur institucionet nga qeliza në qelizë. Ilir Meta mund të ketë të gjitha arsyet e Zotit për ta bërë betejën edhe personale. Unë mendoj se beteja e tij është interesi i publikut. Interesi i publikut është që të mos lejohet kapja e institucioneve. Ne demokraci nuk ka armiq, por ka kundërshtarë”-tha në emisionin “Real Story” në News 24.

Të fundit