Flash News

KRYESORE

Gjekmarkaj: Qeveria u përpoq të jepte mesazhin e forcës, opozita mbajti gjallë protestën

Gjekmarkaj: Qeveria u përpoq të jepte mesazhin e forcës, opozita

Analisti Agron Gjekmarkaj mendon se me ndërhyrjen që policia bëri ndaj protestuesve sot, u përpoq që të jepte mesazhin e forcës. Ai vë ën dukje faktin që banorët e Astirit kanë qenë mjaft të ashpër ndaj kreut të qeverisë, e për këtë arsye, ai ka menduar që të vepronte, për t’i rritur pikët vetes.

“Kjo ka qenë protesta më e pazakontë për kohëzgjatjen dhe për rezistencën e treguar. Ndaj kryeministrit, gjuha e tyre ka qenë shumë e ashpër. Shteti mund t’i mundë 200 persona, sidomos me këtë organizim spektakolar që bëri sot. Ai do të japë në shoqëri mesazhin e forcës. Ai ka menduar se ky operacion duhet të ndërmerrej, sepse i ka pikat e ulëta kudo”-tha ai në “Real Story” në News 24.

Analisti shtoi se protesta në Unazën e re ka zgjatur kaq shumë, edhe falë opozitës.

“Unë mendoj që së pari opozita ka zbuluar e para skandalin që folëm. Është zbuluar nga njerëz pranë opozitës. Nëse kjo protestë nuk do kishte mbështetjen e opozitës, ajo nuk do kishte zgjatur një vit. Opozita i ka mbështetur maksimalisht dhe nuk i ka lënë në baltë. Gjëja më e ndershme që prezanton ajo është dëmshpërblimi. Qeveria nuk po bën kompensim real.”

Të fundit