Flash News

KRYESORE

Gjermania merr Presidencën e BE, reagon Meta: Mundësi që nuk duhet humbur nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

Gjermania merr Presidencën e BE, reagon Meta: Mundësi që nuk

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur kryesimin nga Gjermania të Presidencës 6-mujore së Bashkimit Europian.

Sipas Metës, vendosja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në krye të agjendës evropiane, është një mundësi që nuk duhet humbur kurrsesi!

“Sot Gjermania nis kryesimin e Presidencës së Bashkimit Europian.

Mirënjohës për vendosjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në krye të agjendës europiane. Kjo është një mundësi që nuk duhet humbur kurrsesi!

Shqipëria duhet të zbatojë të gjitha kushtet e vendosura sa më parë.

Takimi i djeshëm me Kryetarin e Parlamentit ishte një hap i parë optimist për vijimin e emërimeve të Gjyqtarëve të tjerë Kushtetues.

Shpresoj që kjo të frymëzojë një qasje të ngjashme gjithëpërfshirëse në të gjitha fushat ku nevojiten reforma kyçe.

Pritshmëritë për nisjen e negociatave të anëtarësimit gjatë Presidencës gjermane janë të larta.

Nuk do të kursej asnjë përpjekje për Shqipërinë Europiane!”, shkruan Meta.

Të fundit