Flash News

KRYESORE

Gjiknuri merr drejtimin e ‘reformës zgjedhore’: PD-në e presim, por ndryshimet vetëm për ‘parlamentaret’

Gjiknuri merr drejtimin e ‘reformës zgjedhore’: PD-në e

Deputeti Damian Gjiknuri ka marrë drejtimin e Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe sot nga selia e Partisë Socialiste tha se, dritarja vijon të jetë e hapur për Partinë Demokratike. Por Gjiknuri theksoi se ndryshimet në Kodin Zgjedhor do të bëhen vetëm për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pasi zgjedhjet lokale të 30 qershorit do të zhvillohen me këtë kod.

“Në zgjedhjet e 30 qershorit do të shkojmë me këtë Kod Zgjedhor. Koha nuk premton për të ndryshuar rregullat e lojës. Reforma Zgjedhore ngelet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Qoftë për të propozuar ndryshime qoftë për të bërë ndryshime. Pavarësisht se janë jashtë Kuvendit, kanë një dritare të hapur për të bërë Kodin Zgjedhor. Kanë të drejtën e kundërshtimit, kështu ka qenë parimi që në vitin 2012. Për çështjet që s’bie dakord kërkohet opinion i tyre. Kur të ulet PD në tavolinë, do kërkohen ndryshime të Kodit Zgjedhor. U bëjmë thirrje të vijnë dhe të bashkëpunojnë. Këto janë rregullat e lojës. Realiteti parlamentar ka vendet e tij në Reformën Zgjedhore. Nesër përfaqësojnë dikë. Çështjet sistemike duan diskutim më të gjerë. PD do e presim deri në fund të punës së Komisionit”, u shpreh Gjiknuri.

Të fundit