Flash News

KRYESORE

Gjykata jep vendimin me burg për rrëmbyesit e Ridvan Lamaj

Gjykata jep vendimin me burg për rrëmbyesit e Ridvan Lamaj

Krimet e Rënda  kanë dhënë vendimin për Viktor islami dhe Adrian Ogoci. Këta shtetas u akuzuan për rrëmbimin e Ridvan Lamaj në qershor të vitit 2015.

Arrestimi i Viktor Islamit lindur në Pukë, banues në Fushë-Mamurras  u bë në datën 21 janar.

“Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin Adrian Ogoci dhe Alfred Miha dyshohet se kanë rrëmbyer shtetasin Ridvan Lamaj në qytetin e Sarandës  më datë 15.07.2015”-thuhet në njoftimin e policisë

Më 19 qershor të 2015 familjarët e Ridvan Lamaj denoncuan zhdukjen e 36 vjeçarit që prej 15 qershorit.

Adrian Ogoci u dënua me 19 vite ndërsa Viktor Islami u dënua me 20 vite . Ky i fundit është shprehur më parë se nuk e njihte këtë person dhe se ka qëndruar vetëm për 3 ose 4 orë me të.

“Me të u takova vetëm që të më çonte në Greqi.Bashkë kemi  qëndruar 3 ose 4 orë. Kur u ndamë më tha se do të takonte disa të afërm në fashatin afër”-ka deklaruar gjatë një interviste Islami.

 

Të fundit