Flash News

KRYESORE

Goditet grupi i trafikantëve në Kretë, transportonin armë dhe municione me kamion nga Shqipëria  

Goditet në ishullin e Kretës një grup kriminal, pasi trafikonin armë dhe municione luftarake nga Shqipëria për në Greqi.

11 persona janë nën akuzë, mes tyre pesë të huaj, si dhe gjashtë grekë u arrestuan. Këta të fundit u përkasin moshave 59, 55, 54, 42, 31 dhe 64 vjeç.

Sipas policisë, është konstatuar se armët po vinin me kamion nga Shqipëria. Nga kontrolli u gjetën 4 kallashnikovë dhe më shumë se 122,000 plumba.

Operacioni policor u organizua nga Departamenti i Hetimit Penal i Drejtorisë së Përgjithshme Rajonale të Policisë Kretë erdhi në bashkëpunim me oficerët e policisë nga Rethymnon, Chania, Igumenicë, Drejtoria e Forcave të Sigurisë së Eldhemios Kozani dhe Eordia Lezhimios Kozani Forcat e Sigurisë.

Të fundit