Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Grabiti pasagjerët dhe qëlloi për vdekje policin, ekstradohet nga Zagrebi një 35-vjeçar
Një 35-vjeçar i kërkuar nga drejtësia shqiptare për vrasjen e një oficeri policie gjatë një grabitje të armatosur është ekstraduar nga Zagrebi.
Bëhet fjalë për Joland Bushatin, 35 vjeç, banues në Lekbibaj.
Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin A. P., ka grabitur me armë pasagjerët e linjës “Bajram Curri-Lekbibaj” duke qëlluar për vdekje shtetasin N. Gj., me detyrë punonjës policie. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Zagreb/Kroaci, u bë i mundur arrestimi i tij në Kroaci dhe ekstradimi drejt vendit tonë.
“Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka vendosur revokimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për lirimin para kohe me kusht dhe vazhdimin e vuajtjes së dënimit për pjesën e mbetur për 3 vite e 8 muaj e 24 ditë burg, i cili ka marrë formë të prerë me datë 04.01.2019, për veprën penale ”Vjedhje me pasojë vdekjen” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake”, njofton policia.