Flash News

KRYESORE

Greqi/ Arratisen dy shqiptarë nga burgu, policia nis operacion masiv

Greqi/ Arratisen dy shqiptarë nga burgu, policia nis operacion masiv

Dy të burgosur shqiptarë janë arratisur nga burgu në Greqi. Një prej tyre ka shfrytëzuar lejen e dhënë nga autoritetet penetenciare dhe ai nuk u paraqit më në burgun bujqësor të Kassandras i cili është një burg i sigurisë së ulët. Ai kishte marrë leje për datën 15 gusht, festën e Shën Mërisë dhe nuk u kthye më.

34 vjeçari ishte dënuar me 10 vite burg. Shqiptari tjetër nuk u paraqit në numërimin e përditshëm. Policia greke është vendosur në kërkim të dy shqiptarëve brenda territorit dhe ka nisur një operacion masiv. Një muaj më parë, u arratisën edhe 2 shqiptarë të tjerë.

Të fundit