Flash News

KRYESORE

Greqia nuk e ndryshon qëndrimin e saj sa i përket pavarësisë së Kosovës

Greqia nuk e ndryshon qëndrimin e saj sa i përket pavarësisë

Greqia nuk ka në plan që ta ndryshojë qëndrimin e saj sa i përket pavarësisë së Kosovës. Këtë e garantoi kryeministri i shtetit helen, Kyriakos Mitsotakis në takimin që ai pati me presidentin serb Aleksandar Vuçiç në Nju Jork, gjatë punimeve të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Të dy biseduan për marrëdhëniet dypalëshe, situatën në rajon si dhe për rrugën evropiane të Evropës.

Vuçiç e konsideron jetik për vendin e tij pozicionin e Greqisë për të mos e njohur Republikën e Kosovës.

Presidenti serb njohu kryeministrin Mitsotakis edhe me situatën e krijuar midis Beogradit dhe Prishtinës pas vendimit të Kosovës për të caktuar një taksë 100% për produktet serbe.

Kryeministri Mitsotakis theksoi se mbështet dialogun Prishtinë-Beograd, por vendi i tij nuk do të ndryshojë qëndrim sa i përket pavarësisë së Kosovës.

Greqia është një prej pesë shteteve të Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur ende Kosovën. Rumania, Spanja, Qipro dhe Sllovakia janë katër shtetet e tjera që mbajnë të njëjtin qëndrim.

Të fundit